Eksperiencë e gjatë dhe poliedrike në politikë dhe aftësia mediatike. Janë këto dhuntitë që të gjithë i njohin Paolo Gentilonit, kreut të qeverisë italiane.
62-vjeçari me prejardhje nga një familje kontësh, ka nisur karrierën e tij politike në lëvizjen ekologjike e më pas ka mbuluar poste të ndryshme në nivel lokal e kombëtar, deri në postin e ministrit të Komunikacionit gjatë një prej qeverive të kryesuara nga
Prodi, dhe shef i diplomacisë së Romës në ekzekutivin e Matteo Renzit.
Më 31 tetor të vitit 2014 ai zëvendësoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Federica Mogherinin.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, ka pranuar emrërimin e Presidentit Sergio Mattarella për të formuar qeverinë e re.
Ai do të jetë kryeministri i ri Italian pas dorëheqjes së Renzit. ‘Është një nder i madh. Unë do të përpiqem ta kryej këtë detyrë me dinjitet”, tha ia pas takimit me Presidentin.
Presidenti Mallarella emëroi Gentilonin shefin e ri të qeverisë dhe i kërkoi ë të krijojë një ekip të ri qeveritar para se të marrë votëbesimin që mund të kryhet të mërkurën”, sipas burimesh politike.
Shefi i shtetit, arbitër i situatës, kishte deklaruar të shtunën në mbrëmje se do të shpallë në orët e fundit një zgjidhje ndaj krizës politike të krijuar në Itali, pas “jo”-së masive të italianëve për referendumin kushtetues para një jave.