Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Lul Caka, “i tmerrshmi” i Beratit që u lirua nga burgu

2019/07/29 at 5:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Lul Caka, “i tmerrshmi” i Beratit që u lirua nga burgu

Viti “i mbrapshtë” 1997 solli në Shqipëri lulëzimin e bandave të ndryshme kriminale. Ato drejtoheshin nga persona të cilët jo rrallë herë ishin vrasës gjakftohtë.

Një nga ata është dhe Lulzim Caka, i cili fitoi nofkën “i tmerrshmi” i Beratit për ngjarjet e rënda në të cilat është përfshirë gjatë viteve 1997-2000. Ai ishte kthyer në një problem serioz për të gjithë udhëtarët e akseve Berat-Fier dhe Berat-Lushnjë. Por ajo që do ta bënte edhe më të frikshëm reputacionin e tij të një njeriu të dhunshëm ishte konflikti me Fatmir Eminin, ose i njohur ndryshe si Mile Çami, të cilit Lul Caka i vrau të vëllain.

Kjo ngjarje do të pasohej nga një sërë episodesh të dhunshme në rrethin e Fierit. Një ndër të cilat është sulmi ndaj postbllokut të policisë duke tentuar të vrasë dy komisarët Gani Malushi dhe Ilir Ngresin. Për këtë ngjarje Caka do të arrestohej dhe do të burgosej por dy komisarët u vranë më vonë njëri nga miku i Lul Cakës, Kastriot Jaupaj dhe tjetri në Durrës.

Konflikti me Eminin do të kishte pasoja shumë të rënda për “tmerrin” e Beratit pasi në vitin 1999, kur nëna e tij, Xhevrie Caka, do e vizitonte të birin që ishte arrestuar, ajo u rrëmbye pikërisht përpara derës ë komisariatit dhe më vonë u gjet e masakruar në pyllin e Semanit.

Lulzim Caka nuk vonoi të hakmerrej. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami. Në burg për vrasjen e Xhevrie Cakës janë edhe dy vëllezërit Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësisht me nga 25 vite burgim secili.

Caka u arrestua në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje. Pas 16 vite prapa qelive që pas viti 2003, Caka i ka shlyer vitet e burgut. Sot ai ka lënë qelinë e burgut. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Krimet e Rënda letërporosi në SHBA për Llallën, ja dy pyetjet kryesore

Krimet e Rënda letërporosi në SHBA për Llallën, ja dy pyetjet kryesore

Horoskopi i miqësisë, si konsideroheni në rrethin tuaj shoqëror

Horoskopi i miqësisë, si konsideroheni në rrethin tuaj shoqëror

Aleanca për Teatrit qëndrim të ashpër ndaj Sorecës: Je rreshtuar me Ramën

Aleanca për Teatrit qëndrim të ashpër ndaj Sorecës: Je rreshtuar me Ramën

TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com