Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?

2025/04/17 at 4:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?

Gjuro Macut u bë emri më i kërkuar në Serbi më 6 prill, pasi presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, e nominoi atë për kryeministër të vendit.


“Besoj se ai do ta sjellë një diskurs ndryshe në jetën tonë politike dhe do të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve. Mendoj gjithashtu se ai do të bëjë shumë gjëra të mira dhe të rëndësishme për vendin tonë”, tha Vuçiç.

Tensionet të cilave iu referua Vuçiçi nxitën dorëheqjen e kryeministrit të deritanishëm, Millosh Vuçeviç, në janar, pas tre muajve protestash të udhëhequra nga studentët në gjithë Serbinë.

Protestuesit kanë kërkuar llogaridhënie, duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe për mbikëqyrje të dobët të rindërtimit të stacionit të trenit, pasi 16 njerëz humbën jetën kur një strehë prej betoni u shemb në Novi Sad në nëntor.

Kush është Gjuro Macut?

Në fjalimin e tij të parë para parlamentit më 15 prill, Macut tha se protestat e udhëhequra nga të rinjtë janë shprehje natyrale e pakënaqësisë, por kritikoi taktikat, si bllokimi i rrugëve dhe shkollave.

“Kur ua mohoni të tjerëve të drejtën për arsim dhe lëvizje, bëheni uzurpator i lirive të të tjerëve”, tha ai, duke premtuar mbështetje për përfshirjen e të rinjve, por vetëm brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues.

Ai u zotua se do t’i rihapë universitetet, duke thënë se Serbia është “e lodhur nga bllokadat dhe përçarjet”.

Macut premtoi gjithashtu do ta ruajë qëndrimin e tanishëm të politikës së jashtme të Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme për serbët etnikë në Kosovë.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e pranon, ka pasur tensionet të vazhdueshme mes dy vendeve.

Këto tensione lidhen kryesisht me serbët etnikë në veriun e Kosovës, të cilët nuk e njohin autoritetin e Prishtinës dhe kanë tentuar t’i ruajnë struktura paralele të qeverisjes me mbështetjen e Beogradit.

Bashkimi Evropian e udhëheq dialogun mes dy vendeve që nga viti 2011, me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Anëtarë të tjerë të kabinetit

Në mesin e 30 anëtarëve të kabinetit, 10 janë fytyra të reja.

Ministri i ri i Arsimit, Dejan Vuk Stevanoviç, është i vetmi profesor në Fakultetin e Edukimit që e ka kundërshtuar publikisht bllokadën e udhëhequr nga studentët që nga fillimi.

Ai është mysafir i shpeshtë në mediat pro qeveritare dhe ka kritikuar si profesorët, ashtu edhe studentët që kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad.

Ministri i ri i Informacionit, Boris Bratina, është i njohur gjerësisht për retorikën e tij antievropiane dhe për avokimin e ndalimit të Paradës së Krenarisë.

Ai është xhiruar duke bërtitur “Serbia dhe Rusia – nuk na duhet Bashkimi Evropian!” në një tubim në Beograd në vitin 2009, ku gjithashtu dogji flamurin e BE-së.

Zyrtarisht, Serbia thotë se synim i saj strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, i cili është investitori më i madh në vend.

“Nuk kam pikëpamje plotësisht pozitive për BE-në, dhe ndoshta këtu dalloj nga të tjerët. Nuk do të nxisja entuziazëm të tepruar për BE-në, pasi ajo ka mjaft probleme”, tha Bratina për Shërbimin ballkanik të Radios Evropa e Lirë (REL), më 14 prill.

Hapja e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE është bllokuar që nga dhjetori i vitit 2021.

Bratina e ka quajtur Paradën e Krenarisë “kortezh të sëmurësh” dhe ka thënë se ngjarje të tilla nuk i përkasin kulturës që ai e përshkruan si “thellësisht heteroseksuale” në Serbi.

Organizatorët e Paradës së Beogradit kishin kërkuar tërheqjen e kandidaturës së tij.

Ashtu si shefi i tij, Bratina është anëtar i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

Çfarë mund të pritet nga Qeveria e re e Serbisë?

Anëtarët e opozitës dhe analistët nuk presin ndryshime të mëdha në politikën e brendshme, apo në pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, pasi vendi vazhdon të mos pranojë t’i bashkohet Perëndimit në sanksionimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe ruan lidhjet historike e kulturore me Moskën.

Serbia ka gjasa të mbetet partneri i preferuar i Kinës në Ballkan dhe të vazhdojë “miqësinë e hekurt,” siç i përshkruan Vuçiç, marrëdhëniet me Pekinin.

“Fakti që kryeministri i ri është anëtar i lëvizjes së sapoformuar të Vuçiçit tregon qartë se ai nuk është një kandidat politikisht i pavarur”, thotë Zoran Stojiljkoviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

“Ai do të jetë një lloj drejtuesi ‘kukull’, pasi i mungon përvoja e konsiderueshme politike dhe nuk garanton autonomi nga presidenti i Serbisë”, shton ai.

Më 6 prill, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiç, e quajti kryeministrin Macut “të guximshëm, të qetë dhe të qëndrueshëm – gjithçka që Qeverisë serbe i duhet tani”.

Kryeministri në largim, Millosh Vuçeviç, shtoi se Macut është njeri “që mund të hapë dialog shoqëror”.

Por, disa liderë të opozitës e kanë cilësuar emërimin e tij si simbolik.

Dragan Gjilas nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë tha se Vuçiç “po fiton kohë” duke emëruar dikë që “nuk do të zgjedhë ministra, nuk do të formësojë politikë dhe nuk do të marrë vendime”.

Partia serbe Qendra shtoi se “nuk ka rëndësi kush e udhëheq Qeverinë kur është e qartë që Vuçiçi është në krye”./REL



Ju sugjerojmë

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
Bota

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

30 Shtator, 2025 10:21 am
Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Bota

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator, 2025 10:02 am
SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
Bota

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

30 Shtator, 2025 9:46 am
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Konfliktohet me 40-vjeçarin e përplas dhe me makinë, arrestohet një person në Fier

30 Shtator, 2025 9:26 am
Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Para
Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

Zjarri përfshin tre biznese në plazhin e Radhimës, zbardhen detajet

Zjarri përfshin tre biznese në plazhin e Radhimës, zbardhen detajet
















TE FUNDIT

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
30 Shtator, 2025

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar...

Lexo më shumë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
30 Shtator, 2025

Jacob Chansley, i njohur si “QAnon Shaman” për shkak të kostumit me brirë që veshi gjatë sulmit në Kongresin amerikan...

Lexo më shumë

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
30 Shtator, 2025

Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi...

Lexo më shumë

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
30 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po deportojnë rreth 100 iranianë përsëri në Iran, raportoi të hënën gazeta The New York Times, duke cituar dy zyrtarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com