Në atentatin e ditës së sotme në Lezhë, mbeti i vdekur 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë, pasi sëbashku me vëllain e tij Lin Mujeci dhe Jozef Mujecin, akuzohen se vranë në 6 tetor të vitit 2016 Gegë Mëhillin (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).
Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit. Jozefi, u arrestua një ditë pas ngjarjes kriminale, teksa ishte 21 vjeç.
Ndërkohë rreth një vit më pas, në 2017, u arrestuan edhe dy vëllezërit, Kreshnik dhe Lin Mujeci.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një sherri banal. Kreshnik Mujeci sëbashku me vëllain e tij dhe Jozef Mujecin, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mhillaj transportonte miell dhe e qëlluan me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.

















