Ish deputeti socialist, Andis Harasani shfaqet shpeshherë kritik ndaj qeverisë në rrjetet sociale. Këtë radhë ai akuzon Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.
Në një status në Facebook, Harasani shkruan: “Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. “Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”.
Me një kërkim të shpejtë rezulton se kandidatura më e re e Ministrisë së Jashtme është ajo e Gent Gazhelit për ambasdor në Turqi. Gazheli ka punuar më parë në dogana dhe së fundmi drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.