Aktualitet

Kush është kampioni shkodran, i arrestuar gjatë operacionit të policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 22/10/18 |
b.f

 

Mes emrave të 27 personave të arrestuar gjatë operacionit “VOL-VO 4” është edhe Elis Guri. I riu nga Shkodra është një emër i njohur në botën e sportit të mundjes ku ka klumuar madje me medlajen e bornzit në kampionatin Evropian.

Por pas operacionit të fundit të policisë, i shtrirë në 12 qarqe të vendit rezultoi i arrestuar edhe sportisti i njohur, i cili akuzohet për veprat penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe ”Trafikim i narkotikëve”.

Pas vitit 2008, Elis Guri përfaqëson shtetin bullgar në mundje.

Kush është Elis Guri:

Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian  që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.

Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.

Pas vitit 2008, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.

Pas