Gazetarja Denada Kolaj ka dhënë detaje në lidhje me dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në gjyqin që po bëhet në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kolaj tha se përveç Rubin, një tjetër dëshmitarë i rëndësishëm në Hagë, mund të jetë jetë ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark.
“Pritet dhe mund të jetë, këtë nuk mund ta them në mënyrë zyrtare, një nga emrat më të rëndësishëm Wesley Clarck, i cili edhe në studion e emisionit Opinion ka dhënë një dëshmi të jashtëzakonshme. Nëse Wesley Clarck do paraqitet në Gjykatën speciale do jetë një tjetër lajm i mirë po aq sa ai i ditës së sotme”,-tha Kola.