Erjon Prifti, zëdhënësi i Tatimeve në një intervistë për emision Stop në Tv Klan tha se ka nisur një investigim për kopështin Diren, i cili rezulton të ketë punuar 13 muaj në të zezë. Jemi në proces investigimi dhe nëse rezulton se ka pasur shkelje do të ketë ndëshkim tha ai, jo vetëm administrativ, por edhe ndjekje penale.
Ka shumë dyshime se si inpektori i Tatimeve që mbulon zonën e Saukut të mos ketë vënë re këtë biznes prej një viti. Nuk ishte një kioskë por një vilë e tërë në buzë të rrugës, me reklamë “kopësht privat” me oborr me lodra për fëmijë, pra krejt i dukshëm….