Enton Nikaj ishte 30 vjeç. Ai u arrestua në vitin 2014 nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Nuk dihet nëse vrasje e sotme ku mbeti viktimë ka lidhje me precedentin e mëparshëm penal që Nika kishte. Dy vite më parë Enton Nikaj bashkë me shtetasin Gramoz Tota u konfliktuan me shtetasin Albert Çeliaj, pasi ky i fundit i parakaloi në rrugën që të çon për në Sanatorium. Përplasje verbale e cila më pas u shndërrua në konflikt me armë. Enton Nikaj u dënua me 2.6 muaj burg për shkatërrim prone ndërsa Tota me 15 vite burgim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.