Bashkë me prokurorin Ndoj, edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në atentatin e bërë në Mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Njëri prej tyre është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe me pseudonimin Land Muharremi, person me precedent të mëparshëm kriminal.
Laho u akuzua 3 vite më parë për dhunimin e biznesmenit amerikano-libanez Faadi Mitri, për çështje pronash në Gjirin e Lalzit.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela si dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu, ndërsa çështja është tashmë në ngarkim të Krimeve të Rënda./Opinion.al