Gjyqtari Artan Gjermeni, përpos shumë çështjeve të rëndësishme, ka qenë pjesë edhe treshes së trupit gjykues që shpëtoi një vit më parë, nga burgu i përjetshëm Kostandin Xhuvani. Ndërkohë që më herët Gjermeni ka qenë edhe gjyqtar në vendimin e dhënë për Bandën e Lushnjës, ku dha dënimin për kreun e kësaj bande Aldo Baren. Si edhe ka qenë gjyqtar në Kolegjin Penal në çështjen në ngarkim të ish-Guvernatorit Fullani. Në karrierën e tij, pika më e lartë e arritur ka qenë ajo e anëtarit të Këshillit të Drejtësisë.