Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Gentian Doda dhe pse gjyqi ndaj tij u monitorua nga amerikanët

2017/11/10 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Gentian Doda dhe pse gjyqi ndaj tij u monitorua nga amerikanët

Lirimi i Gentian Dodës po i kushton shumë gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri i cili ditën e sotme është ndaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e korrupsionit pasiv. Ka dyshime se gjyqtari i ka marrë 20 mijë euro shtetasit Gentian Doda, për ti zbutur dënimin.

Gentian Doda akuzohej për vrasjen e dyfishtë të Gazmir Dedjes dhe Asllan Gjokës. Ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Gjykata e Matit e kishte dënuar me 20 vite burg në mungesë. Ai qendroi për vite i arratisur dhe në 2012 u kap në Los Angjelos dhe u ekstradua në Shqipëri. Proceset gjyqësore ndaj tij janë ndjekur rreptësisht nga përfaqësues të ambasadës amerikane. Ata janë asistuar në disa seanca gjyqësore ndaj Dodës. Por edhe pse gjyqi ndaj tij ishte mjaft i rëndësishëm, gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri vendosi të bëjë rikualifikojë, duke ndryshuar akuzën nga “vrasje” në plagosje të rëndë.

Historia

Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera.

Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht edhe shtetasi Asllan Gjoka.

I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Nëna e tre djemve të vrarë letër prokurorisë e gjykatës: Kërkoj drejtësi!

Xhevrie Dedja, nëna 76-vjeçare e Gazmir Dedjas i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë, prokurorisë së Matit dhe gjykatës së këtij rrethi ku kërkon drejtësi për djalin e vrarë.

E moshuara thotë se nga viti 1997 asaj i është vrarë edhe djali tjetër si dhe bashkëshorti.

“Unë Xhevrije Dedja banuese në Mat jam bashkëshortja e të ndjerit Fehmi Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë Gëzim, Halit dhe Gazmir Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan Doda si dhe bashkëpunëtorët e të rekrutruar prej tyre”.

Më tej e moshuara thotë se është vënë në dijeni se në gjykatën e Matit është duke u rigjykuar i akuzuari për vrasjen e djalit të saj, i pandehuri Gentian Doda i cili është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo thotë se vëllezërit Doda akuzohen edhe për krime të kryera në Britani ku dhe i vëllai i tij po vuan dënimin për krime të ndryshme që kanë kryer në këtë shtet.

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Foto nga vendngjarja/ Autoboti përplas për vdekje kalimtarin tek Brryli

Foto nga vendngjarja/ Autoboti përplas për vdekje kalimtarin tek Brryli

8 femra të famshme të cilat kanë abuzuar me alkoolin

8 femra të famshme të cilat kanë abuzuar me alkoolin

opinion lajm i fundit

34-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, mister shkaqet 

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com