Lassana Diarra, as që e mendonte që shpërthimet dhe të shtënat që dëgjoheshin jashtë stadiumit Stade de France, ku ai ishte në formacionin titullar të Francës që luante kundër Gjermanisë, i kishin marrë jetën edhe kushëririt të tij. Lajmi publikohet sot nga “The Sun” e cila citon asin e Real Madrid, Celsit dhe Arsenal, aktualisht lojtar i Olimpik Marseije, i cili mësohet të ketë thënë se kushëriri i tij Asta Diakite mbeti i vrarë nga sulmi terrorist.