Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e sotme në rrugën “Hoxha Tahsin”, ku dy persona tentuan të vrasin me thikë shtetasin Fehmi Mëziu, i cili është edhe Presidenti i Klubit të Futbollit Korabi.
Ngjarja ka ndodhur sot në orën e mbrëmjes. Dy persona janë përleshur me Fehmi Mziun dhe kanë dashur ta qëllojnë me thikë.
Mirëpo ka ndërhyrë Policia, e cila ka shoqëruar Edmond Gecajn, 27 vjeç dhe ka shpallur në kërkim autorin tjetër, S.M.
Dyshohet se motivi i ngjarjes janë borxhet e shumta monetare që ka Presidenti Mëziu.