TIRANE- Fadil Muslimani, është 53-vjeç. Ai është i dyshuar për terrorizëm dhe përfshirje në rekrutimin e besimtarëve në luftën siriane dhe po gjykohet nga Krimet e Rënda. Gjatë seancave të mëparshme ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria, duke pretenduar se punonte thjesht si kuzhinier në xhaminë e drejtuar nga Genci Balla.
Shpresa Muslimani, bashkëshortja e Fadilit, duke folur për median, disa muaj më parë ka deklaruar se: Fadili, me profesion ekonomist, prej disa muajsh punonte si kuzhinier në xhaminë e Unazës së Re në Tiranë. Ato pak të ardhura na i dërgonte ne (familjes)”.
Ajo thotë se babai i pesë fëmijëve është një besimtar i devotshëm dhe se policia ka ngritur ndaj tij një sërë akuzash të padrejta. Ndërkaq, Shpresa thotë se shoqëria shqiptare e paragjykon, për shkak të besimit fetar. Madje, sipas saj, një firmë private e ka hequr Muslimanin nga puna, sepse ai mbante mjekër.