Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit: Karriera e Ardi Veliut nga posta e Memaliajt në drejtor i Përgjithshëm

2018/02/05 at 2:55 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit: Karriera e Ardi Veliut nga posta e Memaliajt në drejtor i Përgjithshëm

Ardi Veliu nga sot është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-drejtorin e Tahirit, Haki Çako. Fatmir Xhafaj tashmë ka të zgjedhurin e tij në krye të policisë. Emri i Ardi Veliut është firmosur dhe nga Kryeministri Rama dhe nuk kishte shumë surpriza pasi në media flitej që prej largimit të Çakos se ai do të ishte pasuesi.

Ardi Veliu nuk ka një karriere fort të pasur në organizatën e Policisë. Rritja e beftë u bë një vit më parë kur Xhafaj drejtoi një muaj Ministrinë e Brendshme (më pas qeveria teknike). Asokohe u shkarkuan 33 shefa policie në mbarë vendin, ndërsa Veliut iu besua detyra e rëndësishme në krye të Policisë së Tiranës.

Ndërsa gradën “Drejtues i Parë” e mori vetëm pak ditë më parë, ku iu nënshtrua konkursit në Akademinë e Policisë.

Në kriteret që duhet të përmbushen për të qenë Drejtor i Përgjithshëm në pikën b) të ligjit, thuhet që kandidati duhet “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”.

Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kusht, ose më saktë pjesën e dytë të tij që thotë se kandidati duhet të ketë 10 vjet eksperiencë në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Pak ditë më parë, teksa flitej në media se Veliu është kandidati potencial për drejtor, u sulmua politikisht edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në facebook, ai shkruante: “Kandidatit për narkodrejtor të përgjithshem të narkopolicise i kane vjedhur ne shtepi 550 mije euro!”.

Referuar një mesazhi që i kishte nisur qytetari dixhital, Berisha shkruante se “Drejtori i ri i Policise se Shtetit do jete Ardi Veliu ,pasi diten e shkarkimit te Haki Cakos ,Ardi Veliu shkoi ne zyren e Lal plehut dhe qendroi dy ore me te dhe mori bekimin e tije,pasi Shteti kur bie keq gradon dhe gomarin i ven spaleta dhe e ben Gjeneral.Por nga Informacione njeqind perqind te sigurta karriera e Ardi Veliut le shume per te deshiruar, pasi ne gusht te vitit 2013 ne kohen qe Ardi Veliu ishte Drejtor i Policise Bashkiake Vlore i vidhet shtepia e tij ne Vlore.Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet,por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte.Pas vjedhjes se shtepise Ardi ka kaluar ne depresion dhe mer ilace depresioni dhe sot e kesaj dite dhe per kete kohet e fundit ka pesuar tre infakte dhe kete e dijne shumica punonjesve te policise(infaktet).Kerkoj ky informacion te behet publik,duke ruajtur anonimatin..”

CV e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Hidhet shorti i KLGJ-së dhe KLP-së, ja lista e fituesve

Hidhet shorti i KLGJ-së dhe KLP-së, ja lista e fituesve

KONTRATA/ PD: Rama vendos mjekët e infermierët në shërbim të Chek up-it të Vilma Nushit

KONTRATA/ PD: Rama vendos mjekët e infermierët në shërbim të Chek up-it të Vilma Nushit

Çfarë të veçantash kanë të lindurit në shkurt?

Çfarë të veçantash kanë të lindurit në shkurt?

TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com