Politikë

Kush është deputeti i opozitës së re me CV skandaloze


               Publikuar në : 17:52 - 11/09/19 |
Opi Nion

Pas vendimit të PD dhe aleatëve të saj për djegien e mandateve në shenjë proteste ndaj qeverisë “Rama”, në Kuvend u futën deputetë të cilët ishin pasardhës në listat e kandidatëve për deputet.

Një nga deputetët e rinj që u fut në Kuvend pas djegieve të mandateve është Kostaq Papa. Është një emër i panjohur për opinionin publik, pasi nuk është aktiv në debatet në parlament.

Kostaq Papa i cili ka dal nga listat e PD është deputet i qarkut të Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Ajo që tërheq vëmendjen ndaj Kostaq Papës është CV-ja e tij, e cila është publikuar nga nga Instituti i Studimeve Evropiane, shihet se sa shkurt i ka pasqyruar deputeti Papa eksperiencat e tij në punë.

Në CV e tij, deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile”, pa sqaruar se në cilin institucion i ka këto eksperienca, e aq më tepër periudhat kohore. Sa i përket aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Ndërkohë, sipas Institutit të Studimeve Politike, rezulton se Papa nuk ka bërë asnjë diskutim në Kuvend, nuk ka votuar asnjë akt, dhe nuk është angazhuar në asnjë komision, po ashtu ai nuk ka bërë asnjë angazhim publik apo të ketë ndërmarrë nisma ligjore./ Opinion.al E.Xh.

Pas