Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Christian Panucci? Çdo gjë që duhet të dini për trajnerin e ri të Kombëtares

2017/07/19 at 1:20 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Christian Panucci? Çdo gjë që duhet të dini për trajnerin e ri të Kombëtares

Këtë të mërkurë, Armando Duka, presidenti i FSHF-së, prezantoi zyrtarisht për të gjithë publikun trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare të futbollit. Christian Panucci do të jetë pasuesi i Gianni De Biazit, pasi sot firmosi edhe kontratën. Sipas Dukës, zgjedhja e Panucci-t si trajner është mëse e duhura për skuadrën tonë.

“Kemi zgjedhur që ekipin tonë ta drejtojë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian, Christian Panucci. Ka një eksperiencë modeste, por unë jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Me stafin e tij dhe të gjithë ne do të bëjmë të mundur që të jemi pjesë e Euro 2020.” – u shpreh Duka për mediat.

Nga ana tjetër në deklaratën e tij, Panucci u shpreh se ndihej i nderuar për pozicionin e ri dhe se i vetmi objektiv që ai synon është “Euro 2020”.

“Falenderoj presidentin Duka për këtë detyrë që më jep emocione të mëdha, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe për vendin dhe Kombëtaren që e përfaqëson. Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi katër ndeshje të rëndësishme përpara për eleminatoret e Botërorit, edhe pse është thuajse e pamundur kualifikimi, por që do të na shërbejë për t’u përgatitur për Europianin e 2020. Mezi pres që të filloj nga puna. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020”. – u shpreh Panucci në deklaratë.

Por kush është Christian Panucci?

Panucci e nisi karrierën e tij në futboll me ekipin e Genoa-s në Itali në vitin 1990. Ai qendroi në këtë skuadër për tre vite për të shkuar më pas te skuadra e Milanit. Në vitin 1993 ai fitoi shumë tituj nën fanellën e Milanit përfshirë këtu atë të Serisë A si edhe UEFA Champions League në vitin 1994 ku ishte pjesë e një fitoreje spektakolare 4-0 kundër Barcelonës.

Ai ka qënë një nga zëvendësuesit kryesorë të Paolo Maldinit, Franco Baresi, dhe Alessandro Costacurta të cilët janë cilësuar si mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1996, ai ndoqi ish trajnerin e Milanit Fabio Capello dhe shkoi të luante në Spanjë për skuadrën e Real Madridit me të cilin fitoi kupën e La Liga në vitin 1997 e ndërsa në vitin 1998 ai fitoi UEFA Champions League edhe me këtë skuadër.

Ai e mbylli karrierën e tij si lojtar në vitin 2012 me skuadrën e Parmës,  për të marrë më pas poste menaxhuese. Ai fillimisht ishte asistent i Fabio Capello-s në skuadrën Kombëtare të Rusisë. Shqipëria është hera e tij e parë si një trajner zyrtar me të cilën ai shpreson të bëjë histori siç e tha edhe në deklaratën e tij./Opinion.al

Etiketa: panucci historia real madrid milan shqiperi

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Çfarë po i mungon Bebe Rexhës gjatë pushimeve?

Çfarë po i mungon Bebe Rexhës gjatë pushimeve?

PD dhe LSI bëhen bashkë, i rrëzojnë Vangjush Dakos buxhetin 2017

Bllokimi autobusëve të Kosovës në Durrës, reagon Dako: Plazhi është i juaji, por na bëni shumë trafik...

Grabitet me armë një karburant

Grabitet me armë një karburant

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com