Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi dhe aktualisht është një mundës i stilit të lirë që garon në 74 kilogramë për Shqipërinë.
Për vendlindjen e tij, Rusinë, Valiev ka fituar një titull kampion bote dhe një Evropian për U23, një kampion kombëtar rus dhe është fitues i shumëfishtë medaljeve të arit në turnetë ndërkombëtare.
Që nga transferimi në Shqipëri, Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit.
Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, duhej një rus nga Osetia e Veriut që të natyralizohej si kuqezi, për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë (e bronztë) në historinë e Olimpiadës.