Drejtoresha e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë është
vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë” nga kryeministri Edi Rama.
Nderimi si administratore e vitit, Ogerta Manastirliut, iu bë dje gjatë
mbrëmjes në eventin gala për vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë
të vitit, “Bleta e Artë 2015”.
Mbrëmja u zhvillua në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e
Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe me
mbështetjen e “Biznes Albania” dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë
dhe Industrisë.
Manastirliu është një tjetër “Bletë e Artë” në radhën e drejtoreve
femra të qeverisë Rama. Kujtojmë që me të njëjtin çmim u nderua
edhe Brisida Shehaj, drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve.