Aktualitet

Kush është biznesmeni me pasuri 310 milionë Euro që sulmoi Mihal Kokëdhima


               Publikuar në : 19:36 - 19/08/19 |
xhu lia

Mediat spanjolle i kanë kushtuar rëndësi incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo me 2 turistët nga vendi i tyre, ku pronari i një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima i ka sulmuar.

Përmes shkrimeve ato kanë publikuar se cila është familja spanjolle, e cila u sulmua dhe terrorizua nga Mihal Kokëdhima.

Një nga turistët është një biznesmen 69-vjeçar, i cili është një ndër njerëzit më të pasur në botë. Eugenio Galdon është themelues i “ONO”, një kompani spanjolle telekomunikacioni.

Kjo kompani më pas u shit për 7.2 milionë Euro. Madje sipas gazetës spanjolle “Expansion”, Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE. Pasuria e tij për vitin 2019-të  arrin shifrën e 310 milionë Euro.

Aktualisht, Eugenio Galdon është nëndrejtor ekzekutiv i bankës ‘Morgan Stanley’ në Quebec të Kanadasë. Ai është gjithashtu themelues dhe aksioner kryesor i grupit spanjoll ‘Multitel’, kompania në fushën e telekomunikacionit.

Pak ditë më parë, Mihal Kokedhima, pronar i një restoranti në Porto Palermo të Himarës ka dhunuar një grup turistësh spanjollë të cilët nuk ishin të kënaqur nga shërbimi që u ofrua.

Dhuna ndaj turistëve u faktua dhe përmes një videoje e cila ka qarkulluar jo vetëm  në mediat shqiptare por edhe nëpër botë, ku shihet Mihal Kokëdhima teksa sulmon turistët ndërsa thyen dhe xhamin e parë të furgonit, ndërkohë që qëndronte i varur në kofanon e mjetit në lëvizje.

Ditën që lamë pas Kokëdhimës iu dha nga Gjykata masa “Arrest me burg” për 3  akuza , “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim te pronës”./Opinion.al/

Pas