Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është biznesmeni i fuqishëm që kishte porositur 9 mina me telekomandë

2017/05/12 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është biznesmeni i fuqishëm që kishte porositur 9 mina me telekomandë

Dalin detaje të reja nga grupi hetimor për grupin e të rinjve që u kapën ditën e djeshme me 9 mina me telekomandë në Lezhë.

Policia, ndoshta edhe për shkak të hetimeve, po edhe për shkak të rrezikshmërisë së lartë që mbart ky akt, nuk bën me dije nëse është gjetur personi pritës, ndërsa jo zyrtarisht, burime të besuara policore bëjnë me dije se është jo vetëm identifikuar por edhe marrë në pyetje, paçka se ka mohuar gjithçka që pretendohet të jetë thënë nga dy të arrestuarit në kushtet e flagrancës.

Policia bën me dije se ka përdorur një oficer të infiltruar, për të kapur grupin. Ajo që po hetohet me intesitet është e dhëna se personi për të cilin janë porositur minat me telekomandë, flitet se është një biznesmen i madh në zonën e veriut, raporton “Shekulli”.

Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj që po transportonin mina me telekomandë nga Tirana në Lezhë. Njëri ndër ta, vetëm 18 vjeç, është djali i një biznesmeni ndërtimi që u vra në Tiranë katër vjet më parë. 9 minat me telekomandë, të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, iu sekuestruan dy të rinjve nga Tirana, të cilët u arrestuan në Lezhë, në kuadër të operacionit të koduar “Etalon”.

Ata ishin në vëzhgim prej disa kohësh nga policia, që kishte informacione në rrugë operative mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në çantën që iu sekuestrua 21-vjeçarit, Franko Çinari dhe 18-vjeçarit, Stavro Kotorri, policia gjeti edhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e minave. Në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar po nga Tirana, ndërsa, sipas burimeve nga policia, nga grupi mund të siguroje një minë të telekomandueshme në distancë për 3 mijë euro.

Po sipas burimeve, dyshohet se 9 minat që janë sekuestruar do t’i dorëzoheshin një biznesmeni nga veriu i vendit, megjithatë për këtë rast Policia e Lezhës po vijon hetimet. Po ashtu mësohet se nga të dhënat e para se njëri nga dy të arrestuarit është vetë personi që realizon gjithë procesin e realizimit të një mine.

Policia mësohet se i ka ndjekur ditën e djeshme që nga Tirana të rinjtë deri në Lezhë, po nuk dihet se përse nuk është lënë të shkojë deri në fund “puna” e djemve me mina për të bërë të mundur edhe vënien në pranga të personit për të cilin ishin realizuar nëntë armët vrasëse.

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Kapen 90 kg drogë në Shkodër, dy në pranga

Kapen 90 kg drogë në Shkodër, dy në pranga

Kërcënon ish të dashurën me foto intime, policia arreston 35 vjeçarin

Kërcënon ish të dashurën me foto intime, policia arreston 35 vjeçarin

Shefit të Krimeve i gjenden 66 mijë euro akte noteriale

I dënuari me probleme mendore telefonatë kërcënuese zyrtarëve/Do ju vë tritolin

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com