Kryeministri Rama është vënë në qendër të kritikave dhe vëmendjes publike pas deklaratës së dhënë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku foli për një president simbol të unitetit kombëtar.
Duket se në këtë klimë e vetmja që e ka mbështetur publikisht Kryeministrin është juristja Arnida Çapi.
Përmes një postimi në FB, ajo shkruan ndër të tjera se mesazhin e Kryeministrit e ka lexuar me një frymë të emocionuar si mesazh uniteti dhe që duhet të na gëzojë e jo të na ulë kokën.
Kujtojmë se juristja Çapi u bë e njohur në publik edhe për angazhimin politik me partinë e krijuar vite më parë nga Spartak Ngjela, në studion e të cilit edhe punonte.
Ajo sot posedon studion e saj dhe njëherazi është këshilltare ligjore në bashkinë e Tiranës.
Më poshtë statusi i plotë i juristes.