Kronikë

Kush është 38-vjeçari që iu bë atentat, subjekt i OFL, i dënuar për drogë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 30/05/21 |
Opi Nion

Mbrëmjen e djeshme në hyrje të banesës së tij në fshatin Kaninë të Vlorë Edison Begajt i është bërë një atentat, i cili përfundime plagosjen e këtij të fundit. 38-vjeçari ka marrë katër plumba në këmbë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë. Begaj është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008 për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

38-vjeçari është edhe subjekt i OFL-së. Atij më 18 maj 2020 OFL i ka kërkuar të justifikojë pasurinë.

“Edison Begaj, banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” thuhej në njoftimin e OFL-së pak muaj më parë./Opinion.al

Pas