Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Elbasanit, ku një i ri i vuri flakën dritares ambientit të ankesave të qytetarëve.
Mësohet se i riu është 32-vjeçari Aurel Latifi, i cili është ndaluar nga autoritetet. Bëhet me dije se Latifi kishte vetëm pak kohë që ishte kyer nga Franca.
Zjarri rrezikoi jetën e dy punonjësve, por pavarësisht flakëbe nuk kanë pësuar dëmtime.
Sipas skedës së tij i riu Aurel Latifi nuk ka precedent penal të mëparshëm. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia, teksa nuk dihen as motivet dhe arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti.