Aktualitet

Kush është 23-vjeçari që grabiti rreth 120 mijë euro me të ëmën në shtëpinë në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 07/01/23 |
Opi Nion

Ky është 23-vjeçari Havier Dobi, i cili në bashkëpunim me nënën e tij Rozeta Dobi akuzohen se kanë grabitur në një banesë në Tiranë shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në banesën ku Rozeta Dobi punonte si pastruese në Rrugën e Kosovarëve.

Policia më herët bëri me dije se gjatë kontrollit të banesës së tyre efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshjet e përdorura në grabitje.

Operacioni policor i koduar “Inside” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive.

 

Pas