Aktualitet

“Kush e vrau këtë fëmijë”? Thirrjet pas përplasjes së të miturës nga skafi  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 02/08/22 |
el ida

Situatë e tensionuar ka shoqëruar ngjarjen e rëndë në plazhin e Potamit, ku komisari Arjan Tase ka goditur me një mjet lundrues një fëmijë 5-vjeçar që ka gjetur vdekjen.

Në një video të publikuar nga abc news, shihet se efektivi i policisë nuk ka tentuar të largohet nga vendngarja, por ai ka qëndruar në mjet për disa minuta, në dukje gjakftohtë, i shoqëruar nga një grua.

Por në kohën që ka zbritur nga mjeti, Tase është perballur me qytetarë të ndryshëm, të cilët i drejtohen me fjalët:

-Shiko si bën trimin ore…

– Jo jo kërcënoji ata që i vrave fëmijën, plumbin do hash….

-A ke fëmijë ti?- thotë dikush tjetër. Ke dhe gojë dhe flet.

Situata duket e rënduar, ndërsa dëgjohen zëra dhe të bërtitura: Kush e  vrau këtë fëmijë?

 

 

Pas