Kush ishte ideatori i një marrëveshjeje për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë të enjte në opinion ka thënë të vërtetën e tij. Ideja sipas tij ka lindur herët që në vitin 1990.
“Është qesharake të mendohet se ideja për përfshirejn e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit brenda Kosovës të jetë e Vuçiç, apo të jetë e ndokujt tjetër. Të gjitha takimet e mia me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit janë të regjistruar. Edhe ata janë në në favor të një korrigjimi. Ideja për korrigjimin e padrejtësive historike është e imja personale, jam angazhuar edhe në Berlin edhe sot në këtë Samit në Tiranë”, tha Hashim Thaçi.
“Të thuhet se Vuçiç është ideator është naivitet . Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën, në idetë e tyre është ndarja e Kosovës. E theksoj se kjo kërkon përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Dallimi në mes shkëmbimit të territoreve që ka qenë ide e liderëve të caktuara shqiptarë dhe idesë sime për korrigjim ka dallim shumë të madh. Kurrë nuk kam pranuar shkëmbimin e territoreve”, theksoi ai.
Por kush e propozoi këtë ide?
“Vuçiç nuk ka deklaruar kurrë si plan korrigjimin e kufijve, ajo deklaratë ka qenë gënjeshtër e sajuar, ose është nxjerrë nga konteksti. Realisht e theksoj se nuk e besoj se Vuçiç ka deklaruar diçka të tillë, është nxjerrë nga konteksti, ai nuk ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ka folur për ndarje të Kosovës. Kjo ide lindi nga një bashkëbisedim, në zyrën time. Ideja ka lindur herët, që në vitet ’90 për të bashkuar Bujanov, Preshevë dhe Medvegjë. Ata kanë mbajtur referendum. Unë e kam prezantuar si ide. Ia kam thënë Vuçiç, i cili ka pasur një reagim shumë arrogant”./ Opinion.al