Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur sot në Shkodër, ku mbeti viktimë 57-vjeçari Ismet Çekorja.
Sipas “ABC”, Çekorja është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.
Deri më tani ende nuk është e qartë nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij. Ndërkohë, policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.
Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.
Lidhur me atë ngjarje 57-vjeçari Ismet Çekorja, do të deklaronte katër ditë më parë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij./ Opinion.al