Pas bërjes publik të lajmit se në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është gjetur një pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për këtë rast. Kush e ka përgjuar ministrin e Brendshëm?, është pyetja që shtrohet dhe prokurorisë i duhet të gjejë përgjegjësit.
Referimi pranë akuzës së kryeqytetit është bërë nga Ministria e Brendshme dhe procedimi është regjistruar përpara dy javëve.
Si provë, në zyrën e prokurorit të çështjes është dhe pajisja e gjetur në zyrën e Saimir Tahirit.
Burime të Televizionin Klan thonë se pajisja regjistron vetëm audio dhe jo video. Ajo tashmë është në dorën e hetuesëve dhe po kryhen verifikime për të parë nëse ka qënë në proces regjistrimi.
Disa persona të dyshuar dhe staf i ngushtë i Tahirit do të pyeten për këtë çështje. Zëra ka se mund të ketë gisht LSI-ja, por këto janë zëra të pakonfirmuara.