Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e ka fajin për këto 25 vjet?!

2016/01/02 at 8:40 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Zoti Kryeministër, kush nga ne vjedh?

Nga Blendi Fevziu –

Nuk i kam shkruajtur kurrë letra Plakut të vitit të ri! Ka gjëra që po nuk i mësove në fëmijëri nuk i mëson më kurrë në jetë, thotë Kadare. Ne nuk na mësonin të shkruanim letra; as të shprehnim dëshira. Dëshirat dhe ëndërrat duhet t’ja shprehnim partisë. Hera e parë që tentova t’i shkruaja atij ishte në Dhjetor 1990. Plot 25 vjet nga sot. Ishte një letër që më shumë se sa plakut abstrakt ja shkruaja gjithë atyre që ëndërronin ato ditë. E gjeta atë letër këtë fundjavë. Ngujuar diku mes leksioneve të Leksikologjisë, artikujve të parë të  RD dhe 2 – 3 gazetave të huaja që një gazetar më kish sjellë nga Roma. E lexova disa herë pa qeshur me naivitetin; pa u tallur me shpresën dhe duke rijetuar sërish atë kohë. Një kohë magjike kur besonim se e nesërmja do ishte  fantastike dhe problemet do merrnin fund atë ditë. I rrëfeja plakut se unë isha 20 vjeçar dhe se udhëhiqesha nga disa burra pa shkollë e pa mend që zinin ato ditë karriget e Byrosë Politike. Ca “pleq” të mykur e demode. Në fakt më shumë se sa t’i kërkoja, i kisha shkruajtur Plakut të Vitit të ri një leksion të gjatë mbi atë që vendi im do ishte shumë shpejt, madje brenda atij viti. I kujtoja se kur të kthehej vitin tjetër do t’i shihnim një nga një të gjitha ato që i kisha kërkuar ose menduar atë fund viti.

Ka mundësi që Plaku të jetë kthyer sërish në Dhjetorin 1991, por ishte koha e rrëzimit të Qeverisë së Stabilitetit, unë isha aq i ngarkuar e kam vënë re. Nuk e vura re as në Dhjetorin e 1992; as për 25 vjet rresht, deri ditën, që në dosjet e vjetra të vitit 1991 gjeta letrën për të. Mendova a mund t’i shkruaja sërish një letër Plakut të Vitit të ri?! Nuk e di nëse më mban mëri që nuk folëm për 25 vite me rradhë. Po me siguri kisha shumë për t’i thënë.

Do t’i thoja se padyshim jemi më mirë, shumë më mirë se sa ishim atë dimër të vitit 1990; do t’i thoja se së paku sot jemi të lirë dhe liria është një dimension i madh për të gjithë; do t’i thoja se sot kemi një Shqipëri tjetër krejt ndryshe nga ajo që kishim ato kohë. Më moderne, më normale, më të hapur. Me shumë probleme, por jo një kavje që për 45 vite kishte shërbyer si një eksperiment i izolimit.

Por më duhej t’i thosha edhe shumë gjëra të tjera. P.sh duhej t’i thoja se kjo Shqipëri që kemi sot është kaq po kaq larg asaj që mendonim atë dimër plot shpresë. T’i thoja se sot, ashtu si 25 vjet më parë sërish jemi të fundit.

Të fundit për integrimin në BE. Gjithë vendet e tjera ish Lindore janë bërë pjesë e Europës së Bashkuar që në 2004 dhe 2007 ndërsa ne jo. Kemi mbetur me ish Republikat Jugosllave që deri në 2000 ishin në luftë. Edhe pse nuk kishim asnjë lidhje me to.

Të fundit për të ardhurat për frymë. Më pak edhe se Bosnja që një dhjetëvjecar e kaloi në luftë. Më pak se Maqedonia e Mali i Zi.

Të fundit ekonomikisht. Vendi më i varfër në Europë sot, ashtu siç ishim dhe vendi me më pak investime të huaja se gjithë të tjerët.

Të fundit në dëshirën për të ndërtuar vetë vendin tonë. Vendi me emigracionin më të madh në Europë. Me 1/3 e popullatës në mërgim dhe me afro 300 mijë të tjerë që po tentojnë po ashtu të ikin. Që plotësojnë llotarinë amerikane apo futen nëpër Kampe.

Të fundit për nivelin e arsimimit në Europë. Madje të fundit edhe për nivelin e arsimimit të politikanëve. Nuk po flas këtu për deputetë që shkollën në kuptimin e mirëfilltë të fjalës e kanë zëvendësuar me shkollën e jetës. Atë të rrugëve dhe bandave të gangove të Europës; atë të prostitucionit dhe drogës. Jo, nuk po flas për këto.

Zakonisht gjërat maten me objektivat jo thjeshtë më atë që ishte. Jemi më mirë se sa ishim, por jemi shumë më keq se sa duhej të ishim.

Lexoja letrën dhe mendoja se çfarë mund t’i thosha plakut 25 vjet më pas?! T’i thoja se këto vite nuk ishte më as Byroja politike e atrofizuar, dhe as ndonjë njeri pa shkollë.

T’i thoja p.sh se këto vite Shqipërinë e kishte drejtuar Sali Berisha, Profesor Doktor, Kardiolog i famshëm dhe artikullshkruesi rebel i vitit 1991?!

E kishte drejtuar Fatos Nano, Profesor Universiteti, ekonomisti liberal i 1990 që shquhej për batuat dhe mendjen e hapur.

E kishte drejtuar Ilir Meta, ai djali që ëndërronte të bëhej komentator Futbolli dhe që mori pjesë në takimin me Ramiz Alinë atë Dhjetor?

E drejton Edi Rama, basketbollisti i Ekipit Kombëtar me tutat Champions, me diplomën e Profesorit të Universitetit dhe që gjithnjë fliste për ndryshim?

Apo Lulzim Basha, ai gjimnazisti i Sami Frashërit që u diplomua shkëlqyeshëm dhe u edukua në Hollandë?!

Kujt t’ja vë fajin dhe çfarë t’i them sot, 25 vjet më pas plakut të Vitit të ri?!

T’i them se e kam gënjyer apo se më kanë gënjyer?! T’i them më mirë se kaq dinim në atë kohë dhe realisht shpresonim.

Në fakt nuk i shkruajta dhe nuk i thashë asgjë nga këto. Thjeshtë lexova letrën me ëndërrat e atij viti. Dhe përsërita një shprehje të vjetër të fëmijerisë. Endërrat janë ëndërra dhe prandaj janë të bukura! Sepse mbeten kështu!

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Video/ Ja parfumet më të shtrenjta në botë, cilin do të zgjidhni?

Video/ Ja parfumet më të shtrenjta në botë, cilin do të zgjidhni?

Revolucion te Reali, ikin trajneri dhe 8 futbollistë

Revolucion te Reali, ikin trajneri dhe 8 futbollistë

Lajmi fundit: vritet ish polici në Lezhë

Lajmi fundit: vritet ish polici në Lezhë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com