Kronikë

Kush e do kokën e ‘Rrumit’? Indrit Beqiraj: Na kishte pikasur,pasi më morën peng…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 12/10/22 |
Opi Nion

Një serial kriminal, i denjë të na rrëmbejë në aftësinë se si dy vëllezër të rinj në moshë, jo vetëm u përfshinë brenda organizatave kriminale, por që me pendimin e tyre, do të zbulonin episod pas episodi, të gjithë vrasjet me pagesë që ishin kryer në aksin Tiranë-Durrës. Një sagë policeske televizive, kriminale e cila prej ditësh na mban mbërthyer me seritë e radhës, të fokusuara në zgjidhjen e ekuacionit të vrasjeve të shumta. Vrasje që deri të dielën e 2 tetorit 2022, kishin mbetur të pazbardhura. Ku ashtu siç ndodh në finishin e një filmi, do të duhej një finale hutuese për të mësuar se kush janë vrasësit.

2-Në fakt, kjo është historia e parrëfyer e Indrit dhe Gentian Beqiraj. Dy vëllezër, të cilët kishin menduar të vinin pasuri duke u punësuar si kriminelë. Por që shpejt do të kuptonin se rruga që po ndiqnin, po i çonte drejt një fundi të shpejtë, dhe pse jo mizor. Ashtu si fati i viktimave të tyre, të cilët ishin eleminuar në një luftë të gjatë bandash, që kishin shënuar me dhjetra të vrarë. Disa të vrarë barbarisht në prita mafioze, ndërsa disa të tjerë të zhdukur pa gjurmë. Në gropën e krimit të përbindshëm. Nuk dihet nëse Indrit dhe Gentian Beqiraj, kaluan nëpërmend atë të diel, si në një film, pikërisht fundin e tyre. Kur u morën peng në autostradën Tiranë-Durrës.

3- Fund i ngjashëm me atë të disa prej shënjestrave të tyre. Ku kishin shërbyer si bashkëpunëtor të rëndësishëm në eliminimin e tyre. Apo nën presionin e policisë u detyruan të rrëfenin gjithçka.
E vërteta është, që kjo pengmarrje që nisi fillimisht si një aksident banal në autostradë, shërbeu si hapja e kutisë së të këqijave që kishin ndodhur në itinerarin e përgjakshëm të viteve të fundit.
Në aksin Tiranë-Durrës….. Por edhe të ekspozimit të plotë të emrave që ishin përfshirë në këto krime.
Emra që nuk ishin të paditur për policinë dhe publikun, por që pesha e tyre kriminale, tregoi dhe vërtetoi dramën e një qyteti, ku ligjin prej kohësh e bën krimi i organizuar.

4-Një nga këto emra, që vëllezërit Beqiraj, rrëfyen para policisë ishte edhe ai i Aleksandër Lahos.
Apo i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi’. Personazhi, që sipas vëllezërve dyshohej se kishte urdhëruar pengmarrjen e tyre mesditën e 2 Tetorit 2022 në autostradën Tiranë-Durrës. Me mendimin, se vëllezërit ishin paguar nga grupet rivale që të ndiqnin për të vrarë ‘Rrumin’. ‘Rrumi’, që kishte qenë i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale, kryesisht në zonën e Durrësit. Aty ku thuhet se kishte vendosur diktatin e tij. Qyteti bregdetar, ku ka ende një luftë të hapur midis bandave rivale për kapjen e portit dhe përvetësimit nëpërmjet tjetërsimit, të tokave në bregdet.

5-Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, por edhe rrëfimet e vëllezërve Beqiraj, pengmarrja e tyre erdhi pikërisht pas survejimit që i kishin bërë ‘Rrumit’. Ku thuhet, se prej mëse një jave, vëllezërit kishin ndjekur çdo lëvizje të tij. Ndjekje, të cilën ata e kishin bërë me mjete të ndryshme. Kryesisht me motorrë apo motoçikleta. Survejim, i cili duket se nuk u ka shpëtuar syrit të miqve të ‘Rrumit’. Të cilët, thuhet se i kanë shtrirë bazat e tyre në të gjithë zonën e Shijakut dhe Durrësit. Aty, nga ku kontrollojnë çdo lëvizje të kundërshtarëve. Një lloj drejtorie ilegale shërbimi informativ, që u siguron atyre jo vetëm të mbrojnë veten, por edhe të kapin në grackë rivalët e tyre.

6-Duket se është ky momenti, kur Rrumi urdhëron ushtarët e tij, jo vetëm të mbajnë në vëzhgim vëllezërit Beqiraj, por edhe të kryejnë rrëmbimin e tyre. Ashtu si në fakt kishin bërë me ushtarë të tjerë të ngjashëm që ishin paguar për vëzhgimin apo eliminimin e tij. Rrëmbim. që u krye siç thamë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ndërsa vëllezërit Beqiraj, po lëviznin të hipur mbi një motor. Ku një automjet me 3 persona në bord, fillimisht u preu rrugën. Dhe më pas mori peng një nga vëllezërit. Indritin, të cilin pasi e dhunuan e lëshuan vetëm disa minuta më pas.

7-Grupi Hetues
Në rrugën interurbane Durrës-Tiranë ka ndodhur një ngjarje kriminale.
Shtetasit, Gentjan Beqiraj, drejtues motoçiklete me targa AI 724, dhe vëllai i tij pasagjer, Indrit Beqiraj, janë goditur në lëvizje nga një mjet me ngjyrë të zezë, me targa të paidentifikuara qartë. Në vendngjarje është afruar dhe një mjet tjetër dhe personat kanë dalë nga mjetet. Ato kanë nisur të dhunojnë Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Në vijim këta persona kanë marrë me dhunë Indrit Beqiraj në njërin nga mjetet si dhe tre telefonat e tyre personal. I pari që njoftoi policinë lidhur mbi rrëmbimin e vëllait të tij Indritit, do të ishte Gentjani.

8-I cili mesa duket i kapluar nga paniku, në lidhje me fatin e vëllait të tij, vendosi të mos heshtë.
Por të tregojë se çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë që ai që do të rrëfente se rrëmbyesi i tij është Aleksandër Laho, apo ‘Rrumi’, do të ishte vetë Indrit Beqiraj. Skenë rrëmbimi e cila edhe pse zgjati vetëm pak minuta, do të vlente sa zbardhja e shumë ngjarjeve kriminale.

Grupi Hetues
Menjëherë pas ngjarjes Gentjan Beqiraj ka njoftuar Policinë e Shtetit të cilët kanë nisur me veprimet e para. Pas rreth 30 minutash është marrë njoftimi se shtetasi Indrit Beqiraj ishte lënë i lirë dhe u paraqit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

9-Indrit Beqiraj ka deklaruar lidhur me ngjarjen e ndodhur, se ka dyshime që autorë të ngjarjes janë persona ose lidhje shoqërore e shtetasit Aleksandër Laho. Do të ishte pikërisht ky rrëfim, që do të çonte në zbërthimin e grupit që kishte marrë pjesë në pengmarrje. Rrëmbim, ku u zbulua se një nga ushtarët e porositur nga ‘Rrumi’ për të kapur vëllezërit Beqiraj, do të ishte midis të tjerëve, edhe Agron Bejdolli. Bejdolli, në dukje, një emër në hije, por që për herë të parë doli në pah në atentatin e 1 Nëntorit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. Atentat, ku mbeti i plagosur rëndë, prokurori Arian Ndoji dhe miku i tij në sediljen e pasme, Aleksandër Laho, apo siç thamë, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

10-Ngjarje kriminale, ku humbi jetën disa kohë më pas në spital, shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku.
Agron Bejdolli, i cili ditën e atentatit, ndaj prokurorit Ndoji dhe ‘Rrumit’, i dha shoferit të këtij të fundit, makinën e tij. Me qëllim që të ndiqte nga pas shefin e tij. Ndërsa ky lëvizte me makinën e prokurorit. Bejdolli, që dha dëshmi të dyshimta në prokurori. Por që më pas do të ishte vetë i hetuar nga SPAK, bashkë me mikun e tij ‘Rrumi’, dhe të tjerë, si i përfshirë në skemën kriminale të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. Skemë, ku kishte interesa edhe grupi tjetër rival, i Plarent Dervishaj. Të cilët po luftonin fort me njëri-tjetrin, për të pasur nënvete, Kadastrën e Durrësit.

11-Aty ku më pas, gjatë një inspektimi të kryer, u gjetën me qindra dosje pronash të ndryshuara.
Nga një dorë, e cila kishte mundur falë bashkëpunimit me grupet kriminale, të përvetësonte me mijëra hektarë tokë në bregdet. Sipas grupit hetimor të gjitha falsifikimet ishin kryer në trojet në zonën e Lalzit në Durrës.
Aferë që u zbardh pas ekzaminimit të njërit prej celularëve që u gjet pas atentatit, në makinën e prokurorit Ndoj. Hetimi i mëtejshëm i tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, nxorri në pah edhe mënyrën se si ishin regjistruar pronat bujqësore me dokumenta të falsifikuara.
Ku një nga emrat e përfshirë, sikundër e thamë ishte edhe Agron Bejdolli.

12- Ai i cili në atentatin ndaj prokurorit Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, mohoi fillimisht të kishte njohje me të. Por që në vijim të hetimeve rezultoi se është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të ‘Rrumit’, në përvetësimin e pronave në bregdet. Atentati ndaj ‘Rrumit’, që i kishte paraprirë ai i Plarent Dervishaj dhe miqve të tij.
Ngjarje, kjo e ndodhur më 20 qershor 2019, në fshatin Koxhas të Shijakut.
Ku Dervishaj dhe miqtë e tij do të sulmoheshin me armë zjarri.
Autorë, për të cilët ata nuk dhanë njohje, por që shpejt u kuptua se në mes ishte lufta për zotërimin e trojeve në bregdet, midis tyre dhe Rrumit në krahun tjetër.

13- Por duke u kthyer te ngjarja e 2 tetorit në autostradë, ku një nga vëllezërit Beqiraj u morën peng, një nga personat e parë që u ndalua do të ishte pikërisht Agron Bejdolli, një nga miqtë e ngushtë të ‘Rrumit’.
Një nga pjesëmarrësit në rrëmbimin dhe dhunën fizike të ushtruar ndaj vëllezërve.
Ku njëri prej tyre Indrit Beqiraj, tregoi edhe çfarë kishte ndodhur atë mesditë.

“Unë jam Indrit Beqiraj dhe jam rrëmbyer dhe mbajtur peng për pak kohë nga disa persona. Kam qenë duke lëvizur me motorin e blerë nga komshiu im Kreshnik Kuçi, me targë AI 724. Motori drejtohej nga vëllai im Gentjan Beqiraj, ndersa unë isha pasagjer.”, tha Indrit Beqiraj.

14-Kemi qenë duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës. Sapo kishim kaluar zonën e Sukthit papritmas na godet nga pas një makinë e tipit BMW e zezë. Nga përplasja jemi rrëzuar në tokë. Kam parë që nga makina kanë zbritur tre persona. Të cilët kanë filluar të më godasin dhe më pas më kanë futur në makinë.
Sipas Indrit Beqiraj është ky momenti, ku personat që e morën peng, filluan ta pyesin duke e dhunuar, se përse kishte shkuar te lokali i tyre ‘Trattoria’. ‘Trattoria’, në Sukth që është në pronësi të familjes Muharremi, të afërmve të ‘Rrumit’. Gjatë rrugës ata vijuan të më godisnin dhe më thonin çfarë do ti tek lokali jonë. I pyeta se për cilin lokal po flisnim dhe më thanë se bëhej fjalë për lokalin “Trattoria” në Sukth.

15-U thashë që kisha qenë vetëm për të ngrënë dhe se nuk kisha asnjë problem me atë lokal. Më thanë kush më kishte dërguar ti ruaja, por unë u thashë askush. Gjatë këtij momenti makina ka lëvizur nga vendi i ngjarjes drejt Maminasit. Ka dalë nga autostrada djathtas dhe më pas në rrugë dytësore. Ka vijuar drejt Koxhasit dhe është kthyer sërish djathtas duke kaluar në një rrugë nën autostradë, dhe më pas është kthyer majtas duke kaluar me rrugën e linjës hekurudhore. Makina ka ndaluar buzë një are në anë të rrugës. Te tre personat kanë zbritur nga mjeti dhe mesa kam parë hoqën targat e makinës dhe i futën në bagazh. Më kanë kontrolluar çantën dhe më kanë nxjerrë jashtë makinës ku më kanë goditur sërish. Dy persona më godisnin, ndërsa tjetri fliste në telefon me dikë që i jepte udhëzimet.

16- Indrit Beqiraj, tha më tej në dëshminë e tij, se pengmarrësit nuk u mjaftuan vetëm me dhunën ndaj tij, por edhe e instruktuan se si duhej të rrëfehej në polici, nëse ata e pyesnin për aksidentin me motor.
“Më kanë mbajtur diku 10-15 minuta aty dhe më thanë të largohesha. Më thanë se nëse flisja do më vrisnin pasi ma dinin shtëpinë dhe se kishim 7 ditë që po më ruanin. Kur u largova i pyeta se çfarë të them. Më thanë që të thoja se më kishin rrahur sepse i kisha sharë. Më kërkuan ti takoja pas një jave, në rast te kundërt do më vrisnin tek dera e shtëpisë. Sapo jam larguar, kam telefonuar dy shokë konkretisht Kreshnik Kuçin të cilit i thashë të shkonte të shikonte për vëllain nëse ishte në banesë, ndërsa Përparim Guzës i thashë që të vinte të më merrte me makinë. Përparimi më çoi në banesë, ku atje pa hyrë brenda erdhi dhe më mori policia e Durrësit dhe më çuan në Drejtorinë e Policisë. Nuk arrita të identifikoj asnjë nga personat. Nga gjuha e folur ishin nga Shqipëria e Mesme dhe nga zona e Sukthit. Nëse i shoh me foto mund ti identifikoj.”, tha Indrit Beqiraj.

Por grupi hetues duket se e kishte tashmë një indicie kryesore lidhur mbi personazhet e përfshirë në ngjarje.
Kjo, nisur edhe nga lokacioni i lokalit ‘Trattoria’ që Indrit Beqiraj kishte dhënë në dëshminë e tij.
Çka duket se çoi në përgjimin dhe arrestimin e tyre. Por jo të ‘Rrumit’ që thuhet se u largua fill pas kësaj ngjaje.

18- Por vëllezërit Beqiraj nuk janë shprehur ose nuk kanë pranuar se ishin në përgatitje të eleminimit të ‘Rrumit’. Edhe pse dyshimet e grupit të ‘Rrumit’ nuk duken të jenë të pabaza. Ndërkohë që hetimet konstatuan se makina e cila mori peng dhe dhunoi Indrit Beqiraj, u ndihmua nga një automjet tjetër. Që rezultoi të ishte në pronësi të shtetasit, Fatjon Myrto. Ndërsa një automjet, i tipit BMË, që dyshohet se është i autorëve, u gjet i braktisur. Automjet ky që rezultoi të ishte në pronësi, të shtetasit, Agron Bejdolli.
Mikut të ‘Rrumit’. Ndërkohë që sipas policisë, nga kontrollet e ushtruara në banesat e Alban Hajdarit dhe

19-Blerim Elezi, u gjetën sende të paligjshme si armë gjahu dhe dorezë metalike grushti. Shkop gome, si edhe lëndë lëndë narkotike që iu përkasin shtetasve Fatjon Hajdari dhe Blerim Elezi./ BW

Pas