Mbrëmjen që lamë pas u zhvillua nata finale e Festivalit të Këngës, ku vendi i parë u fitua nga këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”.
Vendi i dytë në këtë festival u fitua nga këngëtarja Elvana Gjata me këngën “Me Tana” dhe vendi i tretë u fitua nga këngëtarja e re Sara Bajraktari me këngën “Ajër”.
Fituesja e edicionit të 58-të të ‘Festivalit të Këngës’ Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020, i cili do të zhvillohen në Rotterdam të Holandës. Nata e parë e këtij festivali do të jetë në 12 Maj, ndërsa finalja më 16 Maj 2020./Opinion.al/