Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush do ta shpëtojë tani ekonominë globale?

2016/01/14 at 5:13 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush do ta shpëtojë tani ekonominë globale?

Nga Jeff Spross

Të hënën – ditën e parë e punës në bursa për vitin 2016 – indeksi i bursës së Shangait ra me 7 përqind, ndërsa ai i Shenzhenit me 8.2 përqind. Kjo rënie, ishte një kujtesë e padëshirueshme e dy tronditjeve që pësuan bursat kineze gjatë vitit të shkuar. Në kundërpërgjigje, edhe bursat në Amerikë, Evropë dhe Japoni shënuan një farë rënie, por të martën gjërat duket se filluan të normalizohen.

Tani, si gjithmonë, gjëja e parë e nevojshme është pak sfond: Tregu i aksioneve në Kinë shënoi pikën më të ulët në mesin e vitit 2015. Performanca e tregut të aksioneve në çdo vend, ka një marrëdhënie tangjenciale me ecurinë e ekonomisë së saj reale, dhe mund të marrë një kthesë vërtetë katastrofike për ekonominë reale të Kinës, duke rrudhur edhe ekonominë reale të SHBA-së.

Thënë këtë, situata e ekonomisë reale të Kinës nuk është saktësisht e mirë. Tregjet e aksioneve janë krijesa të gjalla, dhe ajo që shkaktoi panikun e fundit, qe një paraqitje e keqe nga indeksi Caixin, i cili mat sektorin e prodhimit në Kinë. Çdo lexim nën indeksin 50, do të thotë se prodhimit industrial është duke u pakësuar. Ekonomistët patën shpresuar për një rritje 48.9 në dhjetor, por në fund morën shifrën 48.2.

Një zhgënjim të ngjashëm me Caixin, është ajo që ndodhi me tronditjen e fundit të tregut të aksioneve gushtin e shkuar. Në fakt, sektori i prodhimit të Kinës ka qenë zvogëluar për 10 muaj rresht, ndërsa është ngadalësuar prej disa vitesh:një rënim i ngadaltë- më tepër sesa kërcënimi i një aksident i papritur dhe katastrofik – është historia reale.

Nuk është thjesht një histori kineze: SHBA dhe vendet e tjera perëndimore blejnë mallra dhe shërbime të tjera nga Kina, e cila nga ana e saj blen shumë prej lëndëve të para nga vendet e tjera në zhvillim. Në botën moderne të globalizuar, të gjitha ekonomitë ushqehen nga njëra-tjetra, dhe në këtë mënyrë kanë tendencë për të konverguar drejt të njëjtave tendenca.

Rimëkëmbja e Amerikës nga Recesioni i Madh ka qenë në rastin më të mirë e vakët, ndërsa ajo e Evropës ka qenë në mënyrë të konsiderueshme më e keqe. Në fakt, kur bashkojmë të gjitha ekonomitë ndërkombëtare, ne mund konstatojmë se prodhimi global u tkurr në 4.9 përqind në vitin 2015. I tërë planeti ka qenë në recesion.

Ana tjetër e kësaj çështje, është ajo mënyra sesi kanë vepruar investitorët në tregjet financiare në mbarë botën. “Investitorët gjithashtu u duk se kërkuan siguri tek obligacionet e qeverisë”, në përgjigje të turbullirave që pësuan bursat kineze këtë javë, raportoi New York Times. “Çmimi i bonove me maturim 10-vjeçar, pësoi një rënie të lehtë në 2.25 për qind, nga 2.27 përqind”.

Obligacionet – dmth borxhi – nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore, janë konsideruar investimet më të sigurta në botë, për shkak të kompetencave të veçanta të këtyre qeverive:ato jo vetëm që mund të gjenerojnë të ardhura përmes fuqisë së tyre ligjore për të tatuar, por në fund të ditës mund të krijojë furnizimet e reja me para, për t’i paguar këto obligacione.

Pra, investitorët dynden për të investuar paratë e tyre në këto obligacione, kur kudo tjetër në ekonominë globale duket se kanë pak mundësi për një rikthim të vlerës së investimit. Tashmë ekonomistët thonë se çmimi i diçkaje rritet teksa kërkesa e tejkalon furnizimit, dhe siç thotë “Times” interesi mbi borxhin lëviz në kahun e kundërt të kostos të tij.

Pra, nëse ne ndodhemi pranë një recesioni global, dhe për pasojë ka më shumë kërkesa nga investitorët për një liman të sigurtë tek financimi i borxhit të qeverisë, nuk duhet të cilësohet si diçka e papritur që dikush jep borxhe për qeveritë e mëdha perëndimore, po shkon drejt vlerave më të ulta historike. Në fakt, ato kanë qenë të ulta për një kohë shumë të gjatë, çka është e pjesë e tij debatit mbi “stanjacionin shekullor” që ju mund të keni dëgjuar.

Tani konsiderojmë implikimin e kësaj logjike:Edhe qeveritë në Amerikën e Veriut dhe Evropë kanë përqafuar thirrjet për masat shtrënguese dhe defiçite më të ulëta në shkallë të ndryshme, nga tregjet financiare është kërkuar të japin më shumë dhe jo më pak borxhe. Pse kjo?

E pra, mënyra më e mirë për të luftuar recesionet është rritja e kërkesës agregate:kërkesa agregate në nivel kombëtar në rastin e një recesioni kombëtar, dhe kërkesës agregate në nivel global kur kemi të bëjmë me një recesion global. Por kompanitë private s’mund ta bëjnë këtë. Sigurisht, ato mund të gjenerojnë një aktivitet të ri ekonomik, por vetëm për të përdorur lëndën e parë të kërkesës tashmë të pranishme, dhe që është ende e pashfrytëzuar.

Në fakt, për shkak të kompetencave të tyre unike fiskale, vetëm qeveritë mund ta rrisin kërkesën.

Pra këtu ka një simetri të caktuar:ekonomia globale – e  drejtuar kryesisht nga Amerika, Evropa, Kina, Japonia, Kanada, Australia- është në një rënie, kështu që duke i kërkuar qeverive të japin më shumë borxhe, investitorët efektivisht po u kërkojnë të ringjallin ekonomitë e tyre, dhe për pasojë u japin investitorëve aktivitetin ekonomik për të investuar mbi atë që nuk është borxhi i qeverisë.

Tregjet financiare që kanë si synim koordinimin e aktivitetit ekonomik global, praktikisht po u luten qeverive të mëdha për t’u angazhuar në një politikë monetare të lirshme dhe të më shumë financimeve të defiçitit përmes shpenzimeve stimuluese, por asnjëra prej tyre nuk është duke e bërë këtë. Evropa po e fut veten në recesione të përsëritura me anë të masave shtrënguese, ndërsa ka lëvizur me shumë vonesë drejt stimulit monetar.

Amerika ka zvogëluar defiçitet e saj, dhe tregon se nuk ka dëshirë për t’i zgjeruar ato përsëri, ndërsa tashmë Rezerva Federale po e shtrëngon politikën e saj monetare. Dhe Kina e ka keqmenaxhuar dhe mbi-huazuar ekonominë e vet në tranzicionin e saj drejt një ekonomie moderne shërbimesh, dhe nuk është e qartë sesa kohë mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Me pak fjalë, bota është në recesion, dhe institucionet që mund të luftojnë ose nuk duan ose thjesht nuk mundin. /“The Week” /Në shqip nga bota.al

 




Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Nënshkodra i rikthehet protestave për dëmshpërblimet

Nënshkodra i rikthehet protestave për dëmshpërblimet

Historia e trishtë e një të mituri/ La varfërinë në Shqipëri, për tu endur për një jetë më të mirë në Itali

Historia e trishtë e një të mituri/ La varfërinë në Shqipëri, për tu endur për një jetë më të mirë në Itali

Fotogaleri/ Lindën të bashkuara, mjekët ndajnë binjaket

Fotogaleri/ Lindën të bashkuara, mjekët ndajnë binjaket

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com