Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush do përjashtohet sot nga Parlamenti, Rama apo Basha?!

2018/12/20 at 3:21 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
LIVE-Parlament/ Basha: Tufë hajdutësh. Ca po bëni ju këtu, show?

Dy partitë më të mëdha politike në vend, PS dhe PD kanë depozituar kërkesa për përjashtimin e liderve kundërshtarë. Ishte Partia Demokratike ajo që depozitoi e para kërkesën në Byronë e Kuvendit.


PD kërkoi përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD-së”.
Sakaq, mësohet se dhe Partia Socialiste pritet të kërkojë përjashtimin e Lulzim Bashës nga seanca plenare. Taulant Balla konfirmon për News24, se grupi parlamentar do të bëjë kërkesë për përjashtim të Bashës nga Kuvendi.“PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës”, tha Balla.

Çfarë ndodhi sot në seancë?

Seanca plenare nisi në orën 10:00. Lulzim Basha doli në foltore dhe ofendoi deputetët e PS, pasi në rendin e ditës ishte futur Kodi Zgjedhor. Basha kërkoi të hiqej nga rendi i ditës pasi drafti është i njëanëshëm dhe nuk është disktuar ende në komisione.

“Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari. Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Shoë po bëni? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Jeni hileqarë, të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik”. (lexo te plote)

Më pas e merr fjalën Kryeministri Rama, i cili nga foltorja e parlamentit u shpreh: “Grupi më ka dhënë 40 minuta për të folur, por unë do i fal liderit të opozitës, i rikthyer këtu me mandate të pjekura, por jo të djegura. Sot më shumë se asnjëherë askush më shumë se Lulëzimi s’mund tua tregojë shqiptarëve se zgjidhja e vetme është kjo shumicë, ndërsa unë do shkojë të vijoj dialogun e vështirë me studentët”.

Teksa Rama fliste shënohet incidenti. Deputeti i PD, Endri Hasa qëllon Kryeministrin me vezë. (shih fotot)
Gramoz Ruçi përjashton deputetin Hasa 10 ditë nga punimet e parlamentit. Ruçi tenton të rinisë seancën pas 10 minutash, por Hasa nuk lëvizte nga vendi i tij. Aty Ruçi lëshon edhe një gafë kur thotë “Byroja e Partisë”, teksa donte të thoshte “Byroja e Kuvendit”. (shih videon)

Më pas Ruçi vendos ta mbyllë seancën plenare dhe njofton se do të rifillojë sot pasdite në 18:00.
Deputetët e PD vendosën të qendrojnë në sallë derisa ata të mazhorancës u larguan. Pasi deputetët e PD ndejtën afro dy orë në sallën e parlamentit u larguan për të zhvilluar një mbledhje në selinë e partisë që ndodhet vetëm pak metra larg parlamentit.

/Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Para
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Foto/Aksident në Tiranë, makina përplas kalimtaren në cep të trotuarit

Video/Vezët e opozitës i ndërprenë fjalimin, Rama e lexon në facebook

Video/Vezët e opozitës i ndërprenë fjalimin, Rama e lexon në facebook

Gjiko dhe Elita Rudi ndajnë ditën e dasmës, është më shpejt nga ç’mendoni

Elita Rudi "i ngarkon" Gjikos të gjitha nazet e shtatzanisë
















TE FUNDIT

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
29 Tetor, 2025

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm të ri në Gaza, një veprim që do të rrisë më tej...

Lexo më shumë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com