Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kusari-Lila: “Ballkani i Hapur” është nismë e dëmshme

2021/08/09 at 1:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kusari-Lila: “Ballkani i Hapur” është nismë e dëmshme

Kryetarja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative.


“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans’”, tha Kusari-Lila të hënën në Prishtinë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Në këtë nismë, që është thënë se do të kontribuojë në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kusari-Lila tha se kjo nismë s’mund ta ketë një emërtim të tillë, pasi kundërshtohet nga tri vende të Ballkanit Perëndimor.

“Konsiderojmë që shumë më shumë fokus duhet t’i jepet pengesave të deritashme që janë bërë sesa iluzioneve se mund të ndryshojë i njëjti shtet në raport me ne ose në raport me shtetet e tjera në Ballkan. Nuk jemi i vetmi shtet që refuzon ‘Open Balkans’. Prandaj, nuk mund të quhet si i tillë derisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojnë iniciativën”, tha Kusari-Lila.

Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Më 29 korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte zotuar se do të bëhej pjesë e “mini-Shengenit”.

Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë – që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik – deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik./ REL

Etiketa: ballkani i hapurLëvizjes VetëvendosjeMimoza Kusari-Lila


Ju sugjerojmë

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
Bota

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

13 Shtator, 2025 9:46 am
Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Para
Raporti i OKB për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030

Raporti i OKB për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie

Çekaj dhe Pjetri improvizuan litar me çarçafë për tu arratisur,dalin fotot

Çekaj dhe Pjetri improvizuan litar me çarçafë për tu arratisur,dalin fotot
















TE FUNDIT

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
13 Shtator, 2025

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme. Në total,...

Lexo më shumë

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
13 Shtator, 2025

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet...

Lexo më shumë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
13 Shtator, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ‘Ndoc Mazi’,...

Lexo më shumë

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
13 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com