Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

2025/06/30 at 1:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, madje, sipas tij, më afër sesa mbrojtja e tij e afërt. Kurti kërkoi sërish që ata t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare.


Kurti i bëri këto komente gjatë një ngjarjeje të hënën, pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje dhe fotografi që shfaqnin disa persona para ndërtesës së Presidencës së Serbisë, gjatë protestës së së shtunës, për të cilët pretendohet se janë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Radio Evropa e Lirë po verifikon identitetin e tyre.

Kurti tha se kjo dëshmon se ekzekutivi i tij ka pasur të drejtë kur ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” më 2023.

“Në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit e vranë rreshterin tonë policor, Afrim Bunjaku, dhe ne kërkojmë dorëzimin e kryekriminelit, kryeterroristit Millan Radoiçiq me 44 paramilitarë të tjerë të cilët morën pjesë në sulmin terrorist e kriminal të shtatorit të vitit 2023. Tash, të njëjtit janë më afër sesa mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç”, tha Kurti gjatë një deklarimi për gazetarë në Bardhosh të Prishtinës.

Sipas tij, imazhet e kapura para ndërtesës së Presidencës serbe, tregojnë se sulmi në Banjskë më 2023 u krye nga një grup “kriminal e terrorist” që ishte “i dirigjuar, financuar nga Beogradi” dhe, siç tha Kurti, nuk ishte grup huliganësh.

“Janë njerëz të cilët janë ushtruar në Serbi, i marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Ata duhet t’i dorëzohen Kosovës. Kjo flet se ne kemi pasur gjithçka të drejtë dhe tregon gjithçka për regjimin e Beogradit, i cili në njërën anë vepron kësisoj për shkak se i mohon krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e në anën tjetër vetëm sa e rrit bashkëpunimin me Kremlinin, me presidentin despotik, Vladimir Putin”, tha Kurti.

Në Kosovë është duke u zhvilluar gjykimi për rastin e Banjskës ndaj tre personave, ndërkaq në aktakuzën për sulmin e armatosur janë përfshirë 45 persona.

Gjatë këtij sulmi ishte vrarë polici Afrim Bunjaku. Ndërkaq, gjatë këmbimit të zjarrit me grupin e serbëve të armatosur u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.

Për Radoiçiçin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Serbia mohon akuzat e Kosovës se Beogradi qëndron prapa sulmit të armatosur në Banjskë, që Prishtina e cilëson si terrorist.

Kosova vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë personat e akuzuar për rastin në Banjskë. Thirrje që ata të përballen me drejtësinë ka bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./REL



Ju sugjerojmë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 Qershor, 2025 7:20 pm
Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
Sport

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

30 Qershor, 2025 7:06 pm
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë
Bota

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë
Bota

Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë

30 Qershor, 2025 6:16 pm
Para
Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…

Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve

I riu përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot-Morinë,lëndohen 6 pasagjerë

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen...
















TE FUNDIT

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
30 Qershor, 2025

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre,...

Lexo më shumë

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
30 Qershor, 2025

Të paktën 20 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur, e cila përdoret...

Lexo më shumë

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
30 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e...

Lexo më shumë

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
30 Qershor, 2025

Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com