Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti takon krerët e KFOR dhe EULEX: Jo më barrikada në rrugë

2022/12/26 at 4:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti takon krerët e KFOR dhe EULEX: Jo më barrikada në rrugë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në zyrë udhëheqësit e misioneve të huaja, pas sulmit me armë ndaj KFOR-it në veri të Kosovës. Kurti diskutoi për çështjet e sigurisë me komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.

Sipas njoftimit të qeverisë, palët folën për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.”

Megjithatë ende nuk dihet saktësisht se kur do të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët lokalë me ndihmën e grupeve kriminale në disa rrugë kryesore në veri të Kosovës. Kurti ka përsëritur shpesh se KFOR-i do të merret me zhbllokimin e këtyre akseve, bashkangjitur me frazën se qeveria e tij nuk do presë shumë gjatë për heqjen e tyre. Në deklaratën pas takimit, thuhet se kryeministri dhe udhëheqësit e KFOR-it dhe EULEX-it “u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”. Përpara këtij takimi të rëndësishëm, KFOR-i konfirmoi se të shtëna me armë zjarri ishin dëgjuar pranë një patrulle të misionit paqeruajtës në Zubin Potok, por fatmirësisht pa të lënduar apo dëme materiale.

Lidhur me incidentin, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “lojërat e Vuçiçit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë”.

Ndërsa, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, pranoi se ka pasur të shtëna me armë në Zubin Potok, por pretendoi se KFOR-i nuk është sulmuar. Sakaq, gjatë të hënës është sulmuar me gurë dhe një ekip mediatik po në veri të Kosovës.

Ju sugjerojmë

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
Aktualitet

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

4 Qershor, 2025 6:50 pm
Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
Bota

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

4 Qershor, 2025 6:21 pm
Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
Rajoni

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

4 Qershor, 2025 5:48 pm
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

4 Qershor, 2025 5:15 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 47 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 2 raste të reja, asnjë humbje jete

48 viktima nga moti i keq në SHBA

48 viktima nga moti i keq në SHBA

Kosovë/ Miratohen dorëheqjet e policëve serbë, jo të gjithë dorëzuan pajisjet

Kosovë/ Miratohen dorëheqjet e policëve serbë, jo të gjithë dorëzuan pajisjet

TE FUNDIT

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
4 Qershor, 2025

Zyrtarisht në sezonin turistik veror, por dhe kjo kohë ka vështirësitë e saj lidhur me trafikun rrugor. Fadil Likaj, ekspert...

Lexo më shumë

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
4 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar para gazetarëve propozimin e delegacionit ukrainas në takimin me negociatorët rusë. Zelensky u...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
4 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com