Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Michael Carpenter, ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Teksa ka postuar foto nga takimi, kreu i qeverisë ka falenderuar SHBA-në për thirrjen që 3 policët e Kosovës të lirohen menjëherë dheë pas asnjë kusht,
Kurti vijon të këmbëngul që ata janë rrëmbyer nga Serbia, prandaj e ka cilësuar si shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial.
“Faleminderit Michael Carpenter për thirrjen e përsëritur për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të 3 policëve të Kosovës të mbajtur ilegalisht nga Serbia. E theksova sërish se rrëmbimi i tyre ishte një akt agresioni dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, shkruan Kurti.