Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Nga një takim me gra të Lëvizjes Vetëvendosje, të mbajtur në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se deputetët që sot refuzojnë ta mbështesin Haxhiun, e cila është një nga gratë më të votuar nga populli.
“Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore.
Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën,” tha Kurti.