Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Serbia shfaqi sërish armiqësi ndaj paqes dhe pajtimit

2024/06/28 at 11:34 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Serbia shfaqi sërish armiqësi ndaj paqes dhe pajtimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” të enjten në Beograd, duke thënë se Serbia ua ofroi skenën “grupeve huligane” në vend se t’ua linte artistëve.

“Fatkeqësisht, Serbia e shfaqi përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”, shkroi Kurti në X pak pas mesnatës të enjten.

Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd.

“Pasi refuzoi përsëri ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, e cila u ndërmjetësua nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja, Serbia e ndaloi të enjten edhe një iniciativë të sponsorizuar nga BE-ja, ‘Mirëdita, dobar dan’”,tha Kurti, i cili i paraqiti të mërkurën në Bruksel tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Autoritetet ndaluan mbajtjen e festivalit pas protestave të grupeve ultra të djathta dhe huliganëve.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë sheshin Dorqol, ku mbahet festivali, grupi i protestuesve u dëgjua duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.

“Një festival kulturor me një histori pjej një dekade të festimit të shumëllojshmërisë që bashkon artistët nga Kosova dhe Serbia, ‘Mirëdita, dobar dan’ u rrëmbye nga zëvendëskryeministri i Serbisë, [Aleksandar] Vulin dhe ministri i Brendshëm [Ivica] Daçiç, të cilët e shtrembëruan atë duke e shndërruar në paradë groteske të mesazheve diskriminuese dhe urrejtëse”, tha Kurti.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjten se urdhri për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan” u lëshua shkaqe sigurie.

“Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiç, por edhe Ministria e Brendshme.

Prej themelimit të tij më 2014, festivali në Beograd, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Serbisë dhe Kosovës, është shoqëruar me protesta nga organizatat e krahut të djathtë dhe partitë që kanë tentuar të ndalojnë mbajtjen e festivalit.

Disa përfaqësues të autoriteteve serbe kanë bërë thirrje për anulimin e mbajtjes së festivalit gjatë këtij vitit, që është paraparë të mbahet nga 27 deri më 29 qershor.

Disa javë para hapjes së festivalit, në media dhe rrjete sociale ka pasur njoftime për këtë ngjarje, që kanë qenë të shoqëruara me gjuhë të urrejtjes.

“Mirëdita, dobar dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës para publikut nga Serbia.

Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare – Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova./REL

Ju sugjerojmë

Kronikë

“E hodhën me makinë në liqen, trupi…”, detaje tronditëse për ngjarjen e Matit

9 Korrik, 2025 12:22 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

9 Korrik, 2025 12:03 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë

9 Korrik, 2025 11:52 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

“Toka të xanuna në kurriz të komunitetit!”/ Rama njofton reformë të re ligjore

9 Korrik, 2025 11:52 am
Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës
Aktualitet

Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës

9 Korrik, 2025 11:36 am
Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi
Aktualitet

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

9 Korrik, 2025 11:25 am
U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

9 Korrik, 2025 11:10 am
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

9 Korrik, 2025 10:55 am
28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
Bota

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

9 Korrik, 2025 10:43 am
Para
Protesta përpara Bashkisë/ Mbështetësit e opozitës sjellin me vete kapsolla, vezë dhe goma

Protesta përpara Bashkisë/ Mbështetësit e opozitës sjellin me vete kapsolla, vezë dhe goma

Greqi, shqiptari rreh me grushte e shkelma partneren. 24-vjeçarja e shtyu në ballkon për të shpëtuar 

Emrat/ Kapen me 21 kg kokainë në Selanik, arrestohen 3 shqiptarë 

Publikohen të dhënat e censit, ambasadori i BE: Të dhënat me rëndësi thelbësore për procesin e integrimit

Publikohen të dhënat e censit, ambasadori i BE: Të dhënat me rëndësi thelbësore për procesin e integrimit

TE FUNDIT

“E hodhën me makinë në liqen, trupi…”, detaje tronditëse për ngjarjen e Matit

9 Korrik, 2025

Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit, ku një...

Lexo më shumë

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
9 Korrik, 2025

Këngëtari Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë dhe tepër të ndjerë...

Lexo më shumë

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Korrik, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare,...

Lexo më shumë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
9 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com