Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Serbia me “metodat e Putinit” përbën rrezik për Kosovën dhe vetë qytetarët serbë

2024/01/10 at 12:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Serbia me “metodat e Putinit” përbën rrezik për Kosovën dhe vetë qytetarët serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe.

Duke folur në mbledhjen e parë të qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet.

“Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe ndaj qytetarëve të saj të cilët janë të gatshëm të kërkojnë falje për gjenocidin serb në Kosovë… Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë”, tha Kurti para ministrave të vet në mbledhjen e së mërkurës.

Kurti iu referua kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç, i cili u paraburgos javën e kaluar në Nish.

Kryeprokurorja Borica Mitiç tha më 5 janar për Radion Evropa e Lirë se paraburgimi i është caktuar atij për shkak të “dyshimit se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kurti tha se shteti serb “përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe”.

Në një video të postuar në rrjetin social më 2 janar, Sandulloviq shihet gjatë një vizite në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti foli edhe për arrestimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi së fundmi.

Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan më 5 janar nga autoritetet serbe pasi kaluan kufirin me Kosovën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Një ditë më vonë, Gjykata e Lartë në Beograd ia shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji Hasan Dakajt, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po akuzohet për krime lufte.

Xhaviti, vëllai i tij, u lirua.

“Hasan Dakaj vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera e parë as nuk paraqet rast të izoluar. Kjo është një sjellje e qëllimshme dhe dashakeqe e Serbisë, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Kurti.

Serbia vazhdon t’i mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë të tjerë të Kosovës, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj, të dy gjoja për kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, shtoi ai.

“Nezir Mehmetaj ka qëndruar për muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë, në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, këtë e ka konfirmuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi”, nënvizoi ai.

Petrit Dula vuan dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd me dy vjet burgim “përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autor i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritetet në Podgoricë në vitin 2011”.

Kosova ka kërkuar ekstradimin e Dulës dhe Mehmetajt nga Serbia, por nuk ka marrë përgjigje kurrë, tha Kurti.

Kurti e akuzoi Serbinë gjithashtu se nuk po e respekton Marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u arrit në fillim të vitit të kaluar.

“Neni një i marrëveshjes thotë që palët, pra Kosova dhe Serbia, do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta. Serbia, megjithatë, zgjedh gjithçka mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira me neve, ajo në të vërtetë zgjedh ta sulmojë Kosovën, siç bëri më 24 shtator 2023 në Banjskë, dhe pastaj t’i mbrojë kryerësit e kësaj vepre në krye me Millan Radoiçiçin“, ka thënë Kurti.

Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e mori përgjegjësinë për kryerjen e sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur vitin e kaluar në veri.

Kosova e ka kërkuar ekstradimin e tij, por Serbia e ka hedhur poshtë këtë mundësi./REL

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
E shkuara e Kep Arapit, Italia kërkonte ta ekstradonte, u arrestua edhe në mars

U hodh nga lartësia e pallatit, ndërron jetë pas 24-orësh i riu

Miratohet me 47 vota pro dhe tre kundër statuti i ri i Akademisë së Shkencave. Ja çfarë përmban vendimi 

Miratohet me 47 vota pro dhe tre kundër statuti i ri i Akademisë së Shkencave. Ja çfarë përmban vendimi 

Stuhi e fortë me borë dhe tornado godet SHBA, tre të vdekur

Stuhi e fortë me borë dhe tornado godet SHBA, tre të vdekur

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com