Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Serbia dhe Rusia u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim

2024/07/09 at 9:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e BE, Kurti: Të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me kushtetutshmërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është agresive ndaj Kosovës, jo vetëm duke mos e njohur si shtet të pavarur, por për shkak se “është angazhuar” në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.


Gjatë një interviste për CNN, Kurti tha se Kosova i kërkon Perëndimit që t’i bëjë presion Serbisë që të largojë ato baza, teksa theksoi se Beogradi ka ngjashmëri me Rusinë, pasi sipas tij, të dy u shkaktojnë telashe fqinjëve sepse “duan zgjerim”.

“Në aspektin politik, Serbia është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ato nuk njohin de facto dhe de jure fqinjët e tyre. Ato u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim. Në anën tjetër, duhet ta them se Rusia ndoshta e imiton Serbinë e regjimit të Millosheviçit. Tani mund ta shohim sesi presidenti despotik [Vladimir] Putin dëshiron ta shndërrojë Ukrainën në një shtet, të ngjashëm me skenarin boshnjak, ku përbrenda do të ishte e ndarë në aspektin territorial, në mënyrë që ta bëjë jofunksionale dhe të krijojë mundësi për pushtim të mëtejmë të territorit”, tha Kurti.

Kryeministri kosovar tha se në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin dhe kjo është shqetësuese për Kosovën.

“Prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, tha Kurti.

Edhe gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark – që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, tha Clark./REL



Ju sugjerojmë

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

12 Qershor, 2025 5:45 pm
Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

12 Qershor, 2025 5:36 pm
Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
Bota

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

12 Qershor, 2025 5:17 pm
Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm
26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
“Sulmi i Ukrainës gabim i Putinit”, NATO: Rusia do e paguajë

NATO porosit raketa kundërajrore, Stoltenberg: Nënshkruhet kontrata me vlerë 700 milionë dollarë

Spanja mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj “Gjelave” francezë

Spanja mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj “Gjelave” francezë

Kamala Harris, kandidatja më e mundshme për të zëvendësuar Presidentin Biden nëse tërhiqet nga gara

Kamala Harris, kandidatja më e mundshme për të zëvendësuar Presidentin Biden nëse tërhiqet nga gara
















TE FUNDIT

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
12 Qershor, 2025

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar pak minuta më parë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025....

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve
12 Qershor, 2025

Një avion pasagjerësh që po udhëtonte për në Londër është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Sipas...

Lexo më shumë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
12 Qershor, 2025

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur për shkak të luftërave dhe...

Lexo më shumë

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
12 Qershor, 2025

Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që shpall zyrtarisht Iranin në mospërputhje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com