Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti, serbëve në Kosovë: Rregullorja e BQK-së nuk ia ndalon Serbisë t’ju ndihmojë financiarisht 

2024/02/11 at 7:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti, serbëve në Kosovë: Rregullorja e BQK-së nuk ia ndalon Serbisë t’ju ndihmojë financiarisht 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar të dielën komunitetit serb në Kosovë, duke i thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) nuk ia ndalon Serbisë që t’iu ndihmojë atyre dhe Kosova nuk e ka ndaluar dinarin, ashtu sikurse asnjë valutë tjetër. 

Ai i është referuar rregullores së BQK-së, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e cila parasheh që valuta e vetme për kryerje të transaksioneve me para të gatshme është euroja. Për Kurtin, çdo interpretim tjetër i rregullores përbën fushatë mbi baza të rreme. Teksa i është drejtuar komunitetit serb, ai ka përsëritur se rregullorja e BQK-së synon formalizim të pagesave. 

“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro”. 

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviçit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson. 

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës. Autoritetet e Kosovës kërkojnë që serbët në Kosovë të hapin llogari në ndonjërën prej bankave komerciale të licencuara. 

Shteti serb, më pas, mund t’i nisë fondet në dinarë, por ato me automatizëm konvertohen rrugës në euro. Kurti u ka rikujtuar serbëve se do të mund të hapin llogari në euro, pa pagesë, dhe që një pjesë e serbëve veçse përfitojnë prej skemave sociale të shtetit të Kosovës. 

“Çdo muaj, më shumë se 33.000 pjesëtarë të komunitetit serb marrin pensione nga Republika e Kosovës, 2.205 familje marrin ndihmë sociale, 4.244 familje marrin ndihmë për fëmijë dhe 1.372 familje marrin ndihmë për gratë lehona dhe nënat me fëmijë. Gjithçka përmes llogarisë bankare të hapur në euro”. 

Edhe Kurti, sikurse zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislmi, ka thënë se do të ekzistojë një trazicion në këtë proces. Faktori ndërkombëtar e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pse nuk e ka shtyrë afatin për zbatim të rregullores së BQK-së, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin. 

Ditëve të fundit, BQK-ja e ka vendosur në dispozicion një linjë telefonike falas, që serbët të mund të informohen më shumë për rregulloren e re. Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme. Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002./REL 

Ju sugjerojmë

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Para
1922 /Historia e Sadik Hasanit, djaloshit që mori nga shkrimtarja amerikane Rose Wilder, dhuratën e Krishtlindjeve që kishte përshkuar gjysmën e botës 

1922 /Historia e Sadik Hasanit, djaloshit që mori nga shkrimtarja amerikane Rose Wilder, dhuratën e Krishtlindjeve që kishte përshkuar gjysmën e botës 

Ndeshja Skëndërbeu-Kukësi, dy lojtarë të skuadrave përfundojnë në spital 

Ndeshja Skëndërbeu-Kukësi, dy lojtarë të skuadrave përfundojnë në spital 

“Kurti urren Kombet e Bashkuara”-Vuçiç: Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj 

“Kurti urren Kombet e Bashkuara”-Vuçiç: Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj 

TE FUNDIT

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
19 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do...

Lexo më shumë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com