Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti publikon Deklaratën e Paqes që Vuçiç refuzoi ta firmoste

2021/07/19 at 8:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoqi tarifën ndaj Serbisë, Albin Kurtit i çojnë arkivol në zyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar Deklaratën e Paqes që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç refuzoi ta firmoste në Bruksel.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti se ndihet i keqardhur që takimi i radhës në Bruksel përfundoi pa një deklaratë të përbashkët.

Më tej, Kurti thotë se i dhuroi kryetarit të shtetit serb dhe 3 libra, të cilat po ashtu u refuzuan prej tij.

Postimi i Kurtit

Në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë në Bruksel, sot ofruam një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, të balancuar dhe në gjuhën angleze, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave. Po ashtu, ofruam edhe dëshmi të 11 shkeljeve që i bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë e që do të duhej të eliminoheshin. U refuzuan të dyja këto.

Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Është për të ardhur keq që nuk arritëm të dalim së paku me një deklaratë të përbashkët nga ky takim. Shkaku ishte që delegacioni serb nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë.

Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për paqe dhe drejtësi, për siguri dhe stabilitet, për demokraci dhe progres. Do të jemi të gatshëm për takime e biseda konstruktive, dhe për dallim nga fqinji ynë verior nuk kemi dilema sa i përket integrimeve evropiane dhe euro-atlantike./ Opinion.al

Etiketa: deklarata e paqeskurtivucic

Ju sugjerojmë

Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar
Bota

Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar

3 Janar, 2026 2:05 pm
3 skenarët që e presin Venezuelën pa president
Bota

3 skenarët që e presin Venezuelën pa president

3 Janar, 2026 1:59 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia dënon ashpër “agresionin” amerikan në Venezuelë

3 Janar, 2026 1:58 pm
“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
Bota

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”

3 Janar, 2026 12:47 pm
Sulmi i SHBA në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për të rrëzuar Ramaduron tonë
Kryesore

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për të rrëzuar Ramaduron tonë

3 Janar, 2026 12:39 pm
Rrëshqitje masive e dheut, bllokohet aksi Ura e Shtrejtë-Prekal
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dheut, bllokohet aksi Ura e Shtrejtë-Prekal

3 Janar, 2026 12:28 pm
12 vitet në pushtet të Maduros dhe roli i bashkëshortes së tij
Bota

12 vitet në pushtet të Maduros dhe roli i bashkëshortes së tij

3 Janar, 2026 12:25 pm
“Maduro u arrestua për t’u gjykuar në SHBA”
Bota

“Maduro u arrestua për t’u gjykuar në SHBA”

3 Janar, 2026 12:21 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Kryesore

Tabaku: Reforma për kthimin dhe kompensimin e pronave, dështim i qeverisë socialiste

3 Janar, 2026 11:56 am
Sulmet amerikane në Venezuelë dhe largimi i Maduros, reagon Spanja, Italia dhe Rusia
Bota

Sulmet amerikane në Venezuelë dhe largimi i Maduros, reagon Spanja, Italia dhe Rusia

3 Janar, 2026 11:46 am
Para
SHBA/ Zjarri masiv në Oregon, evakuohen mijëra banorë

SHBA/ Zjarri masiv në Oregon, evakuohen mijëra banorë

‘Bota serbe’ e Vulinit si kërcënim për rajonin

'Bota serbe' e Vulinit si kërcënim për rajonin

32,760 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

32,760 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

TE FUNDIT

Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar

Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar
3 Janar, 2026

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dhe arrestimi i presidentit Nicolas Maduro kanë nxitur reagime të shumta nga Bashkimi Evropian, vende të...

Lexo më shumë

3 skenarët që e presin Venezuelën pa president

3 skenarët që e presin Venezuelën pa president
3 Janar, 2026

Pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e paqartë dhe e mbushur me pasiguri. Kushtetuta...

Lexo më shumë

Rusia dënon ashpër “agresionin” amerikan në Venezuelë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
3 Janar, 2026

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuar të shtunën atë që e quajti një akt “agresioni të armatosur” nga Shtetet...

Lexo më shumë

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
3 Janar, 2026

“Ishte vetëm çështje kohe”. Kështu komenton një burim i opozitës në mërgim. "E prisnim". Sipas analistëve, objektivi i padeklaruar ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com