Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti prezanton 8 pika për qetësimin e situatës në veri të Kosovës

2023/06/29 at 3:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhunimi i gazetarëve në Kosovë, Kurti: U sulmuan nga grupe të kontrolluara nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar një propozim të ri për de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.


Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, Kurti ka parashtruar 8 pika të cilat është i gatshëm t’i ndërmarrë për shtensionimin e situatës.
Kurti thotë se 8 pikat ia ka parashtruar edhe kryediplomatit të BE-së Josep Borrell duke i theksuar se është i gatshëm për t’u angazhuar në gjetjen e një zgjidhje.

Sipas tij në hapat për uljen e tensioneve, përfshihen reduktimi i pranisë së policisë në veri të vendit, zgjedhje të parakohshme të cilat mundësohen pas peticionit të firmosur nga 20% e serbëve në 4 komunat e veriut.

Por ai ka kërkuar që këto pika të prezantuara të respektohen edhe nga Serbia.

Propozimi i plotë i Kurtit:

Dëshiroj t’ju drejtohem të gjithëve në përgjigje të ngjarjeve në veri të Kosovës dhe diskutimeve më të fundit se si t’i qasemi de-eskalimit. Në takimin tonë të fundit në Bruksel, para një jave, në përgjigje të një tryeze që propozonte hapa de-eskalimi nga z. Josep Borrell, Zëvendës President i Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, bëra propozimin e mëposhtëm me hapa konkretë se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova dhe çfarë presim nga Serbia në këmbim.

Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në de-eskalim. Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon.

Më konkretisht, hapat që ne i konsiderojmë të nevojshëm dhe jemi të gatshëm të angazhohemi janë si në vijim:

1) Reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës;

2) Qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut;

3) Zgjedhje të parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;

4) Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Ndërkohë nga Serbia presim si në vijim:

1) Tërheqja e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;

2) Zotimi për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve nga ana e Kosovës, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë;

3) Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit.

4) Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës.

Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe pajtueshmërinë me acquis të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të bëra.

Si përfundim, ne dëshirojmë të ritheksojmë angazhimin tonë për një dialog intensiv për një zbatim të plotë, të pakushtëzuar, me sekuencë të balancuar e korrekte, të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të saj.

De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim”, tha Kurti./Opinion.al

Etiketa: albin kurtikosoveserbi


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shtator, 2025 8:26 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shtator, 2025 7:59 am
Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
Bota

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

1 Shtator, 2025 10:21 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Para
Gjuhët e Huaja lënë pas Gjuhën Shqipe

Gjuhët e Huaja lënë pas Gjuhën Shqipe

Forcat turke ekzekutojnë liderin e ISIS në Siri

Djegia e Kuranit në Suedi, Erdogan: S’është liri mendimi të ofendosh myslimanët

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Parkuan makinën në mes të rrugës e prishën qetësinë publike,arrestohen 3 të rinj të dehur
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
2 Shtator, 2025

Pritet rritje temperaturash në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosfekrike. Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Auto-Skicë
2 Shtator, 2025

Dashi Ju presin ditë të rëndësishme deri në përfundim të muajit. Gjatë kësaj periudhe do të merrni seriozisht çdo gjë....

Lexo më shumë

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
1 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar...

Lexo më shumë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
1 Shtator, 2025

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi më 14 gusht dhunuan një turist austriak në  Durrës. “Në lidhje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com