Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit 

2024/11/11 at 3:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dëshiron që Marrëveshja e Brukselit e arritur vitin e kaluar me Serbinë, të zbatohet fillimisht, e më pas të trajtohet ajo e Uashingtonit. 

I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë –nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit, insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet. 

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë. 

Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve vitin e kaluar. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – insiston se ajo është obligative për palët. 

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. 

Ndërkaq, Marrëveshja e Uashingtonit për normalizim ekonomik u arrit në shtator të vitit 2020 mes SHBA-së dhe Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht. 

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim dhe komunikim me administratën e re të Trumpit. 

“Trump, në një letër dërguar një pararendësi tonë, po ashtu e ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, e pse jo edhe ta zgjerojmë e thellojmë këtë bashkëpunim, i cili shprehet jo vetëm në aspektin diplomatik. Por, sidoqoftë aspekti diplomatik është nga ndër më kryesorët”, tha Kurti. 

Gjatë mandatit të parë të Trumpit (2017-2020), Kurti kishte pasur përplasje me të dërguarin e atëhershëm të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Richard Grenell. 

Grenell, bashkëpunëtor i ngushtë i Trumpit, e kishte cilësuar Kurtin “antiamerikan” dhe e kishte akuzuar atë se kishte kundërshtuar politikat amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump. 

Ndërkaq, Kurti kishte pretenduar se emisari amerikan kishte gisht në rrëzimin e Qeverisë së tij të parë, në marsin e vitit 2020./REL 

Ju sugjerojmë

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  
Aktualitet

Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  

17 Maj, 2025 9:47 am
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

17 Maj, 2025 9:30 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont
Bota

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

17 Maj, 2025 9:07 am
Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian
Aktualitet

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian

17 Maj, 2025 8:54 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 8:35 am
Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
Aktualitet

Video me momentet nga Samiti/ Rama: Një ditë historike e Europës në Shqipëri

17 Maj, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 17 Maj 2025

17 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 17 maj 2025

17 Maj, 2025 8:04 am
Para
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin

Të mërkurën nisin rrebeshet, jugu më i prekuri/ Sinoptikanët: Në zonat malore vjen dëbora e parë

Të mërkurën nisin rrebeshet, jugu më i prekuri/ Sinoptikanët: Në zonat malore vjen dëbora e parë

Drogën poshtë sediljes së “Golfit”, kapen 4 të rinjtë në Lezhë

Drogën poshtë sediljes së “Golfit”, kapen 4 të rinjtë në Lezhë

TE FUNDIT

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
17 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet...

Lexo më shumë

Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  

Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  
17 Maj, 2025

Kryeministri Rama po mban konferencën e përbashkët me Presidentin francez Emmanuel Macron. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
17 Maj, 2025

Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në ambientet e Parkut Olimpik në kryeqytet. Siç raporton Klan News, numri total...

Lexo më shumë

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
17 Maj, 2025

Kryeministri Rama, pret në një takim Presidentin francez Emmanuel Macron. Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com