Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti paralajmëron: Osmani presidente, ose zgjedhje të reja

2021/04/03 at 10:12 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Thaçi nisi konsultimet me partitë, Albin Kurti i dërgon letër

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas dështimit në kuvend,  të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar.


Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka cilësuar të vonuar këtë projektligj, ndërsa shprehet se përmes tij synohet lehtësimi i realizimit të së drejtës elementare kushtetuese për votim dhe shprehje të vullnetit të qytetarëve të Republikës me të drejtë vote.

Më tej duke vijuar një argumentim të gjatë për projektligjin, Kurti paralajmëron zgjedhje të reja, në rast se parlamenti nuk do të votojë Vjosa Osmanin si presidente.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë

Një projektligj i vonuar e jo i nxituar

Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mërgata jonë, ndonëse plot vullnet e gatishmëri ta ndihmojë vendin tonë, ka hasur në pengesa të ndryshme në pjesëmarrjen e saj në jetën politike në Kosovë. Ky Projektligj e mundëson votimin e bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, pra pjesëmarrjen më të lehtë në proces duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme.

Me anë të këtij Projektligji, synohet lehtësimi i realizimit të së drejtës elementare kushtetuese për votim dhe shprehje të vullnetit të qytetarëve të Republikës me të drejtë vote. Kjo e drejtë deri tani është penguar me qëllim dhe asnjë nga pushtetet e kaluara nuk e ka konsideruar të rëndësishme.

Ky Projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit. Kosova i ka 55 misione diplomatike (28 ambasada dhe 27 zyra konsullore) të cilat kanë edhe fah postar që duhet të jetë në funksion të pranimit të votave.

Projektligji nuk është ndonjë Ligj i ri. Ky është një Ligj të cilin ne si deputetë e patëm iniciuar që në legjislaturën e gjashtë, patëm vazhduar ta përkrahim miratimin e tij edhe në legjislaturën e shtatë, dhe tani kur janë krijuar rrethanat e përshtatshme për miratimin e tij, e aprovuam dje me opinion pozitiv në Qeveri dhe e përcollëm për miratim në Kuvend në legjislaturën e tetë.

Në vazhdimësi, e së fundmi më 18 shkurt 2021, kemi paralajmëruar se ky do të jetë një nga ligjet e para që do t’i votojmë në Kuvend. Votimi në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës është një e drejtë e vonuar. E në zgjedhjet e kaluara ka qenë e drejtë e mohuar.

Nëse nga rreth 170 mijë aplikacione për t’u regjistruar për votim nga jashtë, me procedura aspak të lehta burokratike dhe qindra euro e dollarë pagesa për shërbim postar, pranohen vetëm 56,375 vota të vlefshme, atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndryshimi duhet të jetë i tillë.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës  nuk është i befasishëm dhe as pa plan. Ky projektligj ka qenë prioritar dhe ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Republikës brenda dhe jashtë Kosovës. Andaj miratimi i këtij Projektligji është i duhur e i drejtë, i mirë e i dobishëm.

Nëse jo me procedurë të përshpejtuar, ndonëse kemi humbur shumë kohë, atëherë me procedurë të rregullt. Gjithçka në mënyrë ligjore, për ta përmirësuar një ligj kaq të rëndësishëm.

Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit.

Se ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues.

Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Etiketa: albin kurti


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Para
Test virgjërie i nuses në televizion, zemërimi i ministres:E skandalizuar

Test virgjërie i nuses në televizion, zemërimi i ministres:E skandalizuar

 Video/Me Dua Lipën në makinë, Rama niset drejt Fierit

 Video/Me Dua Lipën në makinë, Rama niset drejt Fierit

Mashtronte se ndihmonte të miturit dhe përfitonte para, në pranga e reja

Mashtronte se ndihmonte të miturit dhe përfitonte para, në pranga e reja
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë...

Lexo më shumë

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
4 Tetor, 2025

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë negociuar për kandidatura në Tiranë, por vetëm për modelin që mund të bashkonte më...

Lexo më shumë

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi takimet e grupit negociator për emrat e kandidatëve për bashkinë e...

Lexo më shumë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
4 Tetor, 2025

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com