Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Nuk mund të barazohet fjala komunitet me Asociacion

2023/03/22 at 2:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë bisedoi Kurti me Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, flitet për arritjen e një niveli “adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” e jo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti u përgjigj kështu për gazetarët kur u pyet të komentonte deklaratën e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 21 mars, tha se neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, nuk përfshin zotime të reja për Kosovën, por nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk mund të barazohet fjala komunitet me komunë, e as me fjalën Asociacion, ashtu siç nuk mund të barazohet fjala popull me fjalën Republikë”, tha Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit, apo që njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Ndërkaq, më 18 mars, palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Në nenin 7 të marrëveshjes, kërkohet të sigurohet “një nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Pavarësisht se ky formulim duket se është referencë për Asociacionin, në tekstin e marrëveshjes nuk përmende Asociacioni në mënyrë eksplicite.

“Në pikën 7 të Marrëveshjes Bazë thuhet një ‘nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb’. Thuhet komunitetit serb, e jo komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative, por nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme, të pa lidhura, por nuk janë e njëjta gjë”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha më 21 mars se Beogradi nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që thonë se nuk do të pengohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, Kurti tha se BE-ja “duhet të dëshmohet tani” që marrëveshja të respektohet.

“Ne kemi marrëveshje, kishim marrëveshje më 27 shkurt, bëmë sërish marrëveshje më 18 mars dhe që të dyja janë marrëveshje. BE-ja po thotë që është marrëveshje, në anën tjetër keni deklarata të palës serbe e cila tregon se si nuk e ka ndërmend të zbatojë diçka apo se si tashmë po shkel diçka tjetër. Por, ne nuk do të mund të merremi me këtë, andaj ekziston ndërmjetësuesi. Tash, BE-ja është ajo që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara duhet të zbatohen në terren. Nuk ka kuptim që marrëveshjet të ngelen tekst në letër, pa ndryshuar realitetin e qytetarëve. Është ndërmjetësi ai që imponon zbatimin ose konstaton moszbatim, shkelje apo sanksione përkatëse. Është ndërmjetësi ai që e ka fjalën tash për çfarëdo devijimi, deformimi apo shkeljeje”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL

Etiketa: kosovekurtiserbi

Ju sugjerojmë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

11 Shtator, 2025 8:48 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Politikë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

11 Shtator, 2025 8:22 pm
“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA
Bota

“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

11 Shtator, 2025 7:58 pm
Para
Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë

Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

Video/"Ti amo", fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

TE FUNDIT

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
11 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në...

Lexo më shumë

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
11 Shtator, 2025

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
11 Shtator, 2025

Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com