Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte Ballkanin

2024/10/04 at 10:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte Ballkanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

Kurti në një intervistë për Associated Press tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër pushtimit të nisur nga Rusia më 2022.

Kurti argumentoi se një Rusi e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo vetëm Kosova, por edhe Bosnje e Hercegovina, Mal i Zi “dhe ndoshta edhe Maqedonia e Veriut” do të rrezikoheshin nga, siç tha ai, ambiciet ekspansioniste serbe.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta, teksa dialogu për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka dështuar që të shënojë përparim, veçmas që nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i armatosur i serbëve sulmuan policinë, duke vrarë një rreshter të Kosovës. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

“Këto 25 vjetët e këtij shekulli, ky çerekshekulli ka pasur nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan”, tha Kurti.

I pyetur se çfarë do të nënkuptonte për Kosovën dhe Ballkanin nëse Rusia do të triumfonte në Ukrainë, Kurti tha se “me Serbinë, që është hegjemoni rajonale dhe bashkëpunëtore e Rusisë, këto 25 vjet paqe, liri dhe demokraci në Ballkan, të paprecedentë në historinë tonë, sërish janë në rrezik”.

“Presidenti despotik rus, Vladimir Putin, do të inkurajohej për të vazhduar më tej me përpjekjet e tij për destabilizim, aq më tepër nëse ndihet i suksesshëm në Ukrainë. Unë vërtetë nuk dua të besoj që, në teori, ai mund të fitojë. Por, vetëm ideja që ai mendon se mund ta fitojë luftën, është mjaftueshëm problematike”.

Edhe në të kaluar, Kurti, por edhe udhëheqës të tjerë shtetërorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë Serbinë, për të rritur tensionet në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Serbia dhe Rusia kanë raporte të mira dhe Beogradi është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar së fundi se Serbia nuk është “shërbëtore as e Rusisë, as e Shteteve të Bashkuara”./REL

Ju sugjerojmë

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
Kryesore

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

29 Qershor, 2025 7:01 pm
Prespa, zona që po rilind nga turizmi
Aktualitet

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

29 Qershor, 2025 6:34 pm
Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Tritoli u vendos për motrat Nikolli/ Fqinjët për 29-vjeçarin që humbi jetën nga shpërthimi: Mbante shtëpinë, e pëson i miri

Tritoli u vendos për motrat Nikolli/ Fqinjët për 29-vjeçarin që humbi jetën nga shpërthimi: Mbante shtëpinë, e pëson i miri

Emri/ Ministri i Brendshëm prezanton kryeadministratoren e re të AAPSK: Agjencia, mekanizëm për luftën kundër krimit! 

Emri/ Ministri i Brendshëm prezanton kryeadministratoren e re të AAPSK: Agjencia, mekanizëm për luftën kundër krimit! 

Silvinjo: Pajaziti më pëlqen shumë, e kam ndjekur edhe Tucin

Silvinjo: Pajaziti më pëlqen shumë, e kam ndjekur edhe Tucin

TE FUNDIT

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit deklaroi se 1 në 48 shqiptarë në...

Lexo më shumë

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
29 Qershor, 2025

Deputeti britanik Nigel Farage ka vijuar 'debatin online' me kryeministrin Edi Rama, lidhur me emigrantët shqiptarë n Britaninë e Madhe....

Lexo më shumë

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Prespa, zona që po rilind nga turizmi
29 Qershor, 2025

Turizmi i aventurës, sportet ujore, natyra, trashëgimia kulturore dhe magjia e liqenit të Prespës po tërheqin vizitorë të shumtë, të...

Lexo më shumë

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
29 Qershor, 2025

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar, pasi po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com